OPERATOR/E / POSTIER/E PËR SHPËRNDARJE DERË MË DERË (DOOR-TO-DOOR)
Pozita: Operator/e / Shpërndarës/e
Numri i pozitave: 10
Zyra Qendrore: Prishtinë
Lokacionet: Të gjitha rajonet ku parashihet shpërndarja e faturave sipas projektit me klientin.
Përshkrimi i punës:
Operatori i shpërndarjes ka për detyrë t’i dorëzojë faturat te konsumatorët fundorë në mënyrë të rregullt, të saktë dhe të sigurt, duke ndjekur listat, zonat dhe afatet e përcaktuara në kuadër të projektit.
Ky rol përfshin shpërndarje door-to-door (derë më derë) brenda afatit të caktuar nga data e përpunimit, me fokus në saktësi, gjurmueshmëri dhe ruajtje të standardeve të shërbimit sipas kërkesave të klientit dhe kompanisë. Pozita kërkon nivel të lartë përgjegjësie, disiplinë në ekzekutim dhe përkushtim ndaj cilësisë së punës.
Detyrat kryesore:
- Pranimi i faturave të futura në zarfe sipas zonës së përcaktuar dhe përmbushja e targetit ditor të dorëzimit
- Kryerja e dorëzimit të faturave derë më derë (door-to-door) brenda afatit të caktuar
- Evidentimi i GPS koordinatave për secilën faturë të dorëzuar (timestamp + ID)
- Ruajtja e konfidencialitetit dhe mbrojtja e të dhënave personale (PII) të konsumatorëve
- Njoftimi për faturat që nuk janë dorëzuar, së bashku me arsyet përkatëse, si adresë e pasaktë, objekt i mbyllur, mungesë e konsumatorit etj.
- Bashkëpunim i vazhdueshëm me Call Center-in dhe Project Manager-in për trajtimin e çështjeve operative
- Zbatimi i procedurave operative, standardeve të sigurisë dhe udhëzimeve të projektit, duke përfshirë gatishmërinë për verifikime dhe auditime nga klienti
Kërkesat:
- Arsim i mesëm, së paku
- Aftësi shumë të mira për orientim në terren
- Patent shoferi – kategoria B (e obligueshme)
- Gatishmëri fizike për angazhim aktiv në terren gjatë ditës
- Saktësi, përgjegjësi dhe nivel i lartë besueshmërie profesionale
- Përvoja në shpërndarje, postë ose logjistikë konsiderohet përparësi, por jo e detyrueshme
Kushtet e punës:
- Pagë: 700 € neto / muaj
- Mundësi për punë jashtë orarit, me kompensim shtesë sipas ligjit dhe politikave të kompanisë
- Kontratë e rregullt pune
- Trajnim hyrës për procedurat e projektit dhe përdorimin e mjeteve digjitale
- Mjedis pune profesional dhe dinamik