Përshkrimi
Menaxheri i shitjeve mban përgjegjësi për organizimin, mbikëqyrjen dhe përmirësimin e politikave të shitjes, në përputhje me objektivat e përcaktuara nga kompania dhe punëdhënësi, duke ndërtuar strategji afatshkurtra dhe afatgjata për programet e shitjes.
Detyrat
- Harton dhe vë në zbatim planet e shitjes sipas strategjisë së kompanisë në këtë fushë.
- Përgatit buxhetin plan për çdo projekt.
- Parashikon të ardhurat nga shitja e pronave, duke u mbështetur te strategjia e kompanisë dhe çmimet e tregut.
- Identifikon klientë, lidh parakontrata dhe ndjek marrëdhëniet me ta në lidhje me shlyerjen e pagesave sipas afateve të përcaktuara.
- Mban përgjegjësi për zbatimin, përditësimin dhe monitorimin e menaxhimit të marrëdhënieve me klientin.
- Bashkëpunon dhe koordinohet me zyrën e Arkitekteve për ndryshimet që klientët kërkojnë ndaj projektit bazë.
- Koordinon me departamentin e Financës dhe e informon atë për mënyrën e pagesës nga klienti dhe afatet e derdhjeve të përcaktuara në parakontratën e shitjes.
- Bashkërendon fushatat me menaxherin e Marketingut dhe analizon rezultatet e tyre.
- Përgatit kontratat përfundimtare të shitjes për pronat e hipotekuara dhe ndjek procedurat noteriale.
- Zgjedh dhe administron marrëdhëniet me agjencitë e Real Estate për shitjen e pronave, harton kontrata dypalëshe dhe përditëson vazhdimisht informacionin e shitjeve.
- Harton raporte javore për ecurinë e marrëdhënieve me klientët dhe i raporton ato te strukturat përkatëse.
- Përgatit raporte shitjesh lidhur me treguesit e pronave të shitura, likuidimet dhe këstet e mbetura për likuidim.
- Kryen kërkime dhe analizon konkurrencën për të vlerësuar mundësitë në treg.
- Realizon kërkime dhe zbaton mbikëqyrje të klientit për krijimin e komuniteteve të përshtatshme në objektet e banimit.
- Udhëheq strukturën organizative të departamentit.
- Miraton detyrat për çdo pozicion pune.
- Planifikon nevojat për trajnim të stafit.
- U jep orientim vartësve gjatë procesit të punës dhe ofron feedback të vazhdueshëm.
- Në bashkëpunim me Burimet Njerëzore, përgatit vlerësimin e performancës për punonjësit në varësi të tij dhe bën propozime për personelin në rast rritjeje profesionale në punë.
- Përgatit programe zhvillimi për rritjen profesionale të stafit.
Kualifikimet
Edukimi: Kërkohet Diplomë Universitare.
Eksperienca: Nevojitet eksperiencë në shitje mbi 5 vjet.
Aftësi të tjera:
- Të ketë aftësi shumë të mira prezantimi, qasje pozitive dhe entuziazëm.
- Të zotërojë aftësi të mira komunikimi e bashkëpunimi dhe të punojë mirë në grup.
- Të jetë i orientuar, me fokus të qartë dhe i familjarizuar me biznesin.
- Të jetë i matur, i besueshëm dhe profesional.
- Të ketë njohuri shumë të mira të paketës Office.
- Të zotërojë shumë mirë gjuhën Angleze.