Përshkrimi
Roli i kamarierit përfshin pritjen e klientëve, marrjen dhe servirjen e porosive, si edhe ofrimin e një shërbimi të sjellshëm, të shpejtë dhe profesional në ambientin e lokalit.
Detyrat
- Përgatit pijet dhe i shërben ato në përputhje me standardet e lokalit.
- Mban të pastër dhe të rregullt zonën e banakut.
- Mbikëqyr gjendjen e stokut të pijeve dhe të pajisjeve të banakut.
- Verifikon cilësinë dhe paraqitjen e pijeve përpara servirjes.
- Administron porositë dhe punon ngushtë me kamarierët.
- Zbaton rregullat e higjienës dhe të sigurisë ushqimore.
- Përdor me kujdes pajisjet e punës dhe njofton për çdo problem teknik.
- U ofron klientëve shërbim të saktë dhe profesional.
Kualifikimet
- Edukimi: përfundim i arsimit të mesëm, të përgjithshëm ose profesional.
- Preferohet përvojë e mëparshme në punë.
- Aftësi të tjera: komunikim i mirë, ritëm i shpejtë në punë, njohuri themelore për pijet dhe koktejet, korrektësi dhe ndjenjë përgjegjësie.