Përshkrimi
Harton dhe interpreton kontrata dhe marrëveshje të ndryshme që lidh kompania me klientët, furnitorët dhe me çdo palë të tretë, sipas objektit dhe qëllimit të saj.
Detyrat
- Hartimi i kërkesave drejtuar intstitucioneve shtetërore (Bashki, Ministri, UKT sha, OSHEE sha, Tatime, Inspektoriate shtetërore etj);
- Është përgjegjës për saktësinë dhe arkivimin e çdo dokumenti pronësie që përbëjnë aste të shoqërisë duke mbajtur nën kontroll rifreskimin e tyre, në ato raste që kërkohet dhe është e nevojshme për shoqërinë;
- Aplikime të vazhdueshme në QKB (akte themelimi, statute,regjistrime shoqërie,hapje/mbyllje adresa dytësore) dhe harton akte përfaqësimi prokura/autorizime;
- Mbarëvajtje e proçesit me institucionet deri në ardhjen e shkresës në zyrë apo dokumentit të kërkuar;
- Përgjegjës për arkivim/ruajtjen e çdo dokumenti që vjen nga jashtë për Departamentin Ligjor;
- Ruajtje e kontaktit me noterët e shoqërisë (mbarëvajtjen e proçesit nga momenti i hartimit të kontratës, firmosjes, vulosjes në zyrë, dërgimit tek noterët, nënshkrimi i kontratës dhe vulosja nga noteri, tërheqja e kopjeve origjinale në zyrë);
- Dorëzim çertifikatash pronësie për klientët (mbajtja e proçesverbalit të dorëzimit, hartimi i vërtetimit të likujdimit të çmimit etj);
- Sigurohet që çdo kontratë ka bashkëlidhur anekset përkatëse si edhe që është e vulosur, e firmosur nga palët dhe nuk ka gabime në materiale;
- Përkthen dokumente juridike në shqip ose në gjuhën angleze;
- Sigurohet dhe është përgjegjës që të gjitha dosjet e objekteve dhe çdo dokumentacion të jetë i skanuar dhe në server;
- Mban të regjistruar çdo akt/dokument që del nga shoqëria dhe është nënshkruar nga ne dhe sigurohet që të vijë origjinali në zyrë;
- Mban fotokopje të çdo dokumenti noterial që nuk është hartuar në zyrë dhe që nënshkruhet nga administratori i shoqërisë;
- Harton dhe përgatit dokumentacionin për tendera;
- Harton akte të ndryshme, të kërkuara nga eprori të tilla si: Kontrata sipërmarrje, kontrata furnizimi, qiraje, huaje, shërbimi etj;
- Ofron suportin për Departamentin e Financës/Arkitekturës, duke i vënë në dispozicion dokumenta të ndryshme që ky departament kërkon.
- Mban kontaktin me klientë të ndryshëm të shoqërisë, të cilëve kur është nevoja, mund ti dërgojë njoftime të ndryshme në bazë e për zbatim të kontratave të nënshkruara prej tyre.
- Detyra të tjera të caktuara nga eprori.
Kualifikimet
- Diplomë e Nivelit Bachelor dhe Master në Drejtësi,
- Eksperiencë të mëparshme në kompani ndertimi do të ishte avantazh,
- Aftësi shumë të mira në formulimin e qartë të mendimit juridik dhe shkrimit të tij sipas formateve të kërkuara;
- Aftësi shumë të mira komunkimi, punë në grup dhe dedikimi në ndjekjen dhe përfundimin e puëve.
Shënime
"Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.”
Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.