Arkitekt/e Senior
Përshkrimi:
KRON Construction është pjesë e “Pajtoni Group”, një kompani ndërtimi, projektimi dhe menaxhimi që operon në treg prej vitit 2007. Kompania udhëhiqet nga një staf ekspertësh dhe profesionistësh që i janë dedikuar sfidave më inovatore. Projektet tona sfiduese po marrin jetë dita-ditës. Të lokalizuar me zyrat qëndrore në Autostradën Tiranë-Durrës, kompania po kërkon të rekrutojë staf të ri në profilin Arkitekt/e Senior.
Detyrat:
- Të jetë i/e aftë për krijimin e skemave dhe koncept ideve ne projektimin e objekteve me funksione të ndryshme;
- Analizon projektet që kompania do të marrë për zhvillim, duke bërë një raport të detajuar të arkitekturës nisur nga ana funksionale, estetike, zbatueshmëria, etj.;
- Sugjeron ndryshime të ndryshme në projektin për zhvillim, në perputhje me buxhetin e projektit;
- Ndjek në mënyrë periodike projektet që komapania i zhvillon me studio të jashtme;
- Koordinon zhvillimin e projektit të arkitekturës me projektin konstruktiv dhe ato të instalimeve;
- Përgjegjës/e për përgatitjen dhe vizatimet arkitekturore për ti përfshirë në paketat e tenderimit, sipas natyrës së tij;
- Shkëmben informacionin për punimet arkitekturore, të cilat nënkontraktohen me ofertues/furnizues të mundshëm;
- Analizon ofertat në përpërputhshmëri me projektin dhe kërkesat e tij;
- Ndihmon në programimin e proçeseve të punimeve arkitekturore, bazuar në planin kohor të përgjithshëm;
- Bashkëvepron / ndihmon me drejtuesit e ekipeve, përpunimet e rifiniturave arkitekturore;
- Mbikqyr cilësinë dhe afatet e punimeve të arkitekturës dhe materialeve;
- Përgjegjës/e për vizatimin e detajeve tip;
- Përgjegjës për vizatimin e elementeve të ndryshem të projektit sipas kërkesave të kantierit;
- Përgjegjës për hartimin e raporteve javore për punën individuale;
- Detyra të tjera që mund ti ngarkohen.
Kualifikimet:
- Të jete diplomuar në Arkitekturë;
- Idealisht, të kete mbi 5 vite eksperiencë (eksperiencë në ndërtime civile);
- Të kete njohuri të mira të programeve kompjuterike që përdoren në projektim si: AutoCad, 3D Max, VRay, Lumion, Photoshop, (përparësi kanë kandidatët që përdorin programin Revit );
- Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencat e biznesit, kontratat, procedurat dhe manualet teknike;
- Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat, komunikim i shume i mire verbal dhe me shkrim, përgatitje raportesh etj;
- Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese dhe projektuese;
- Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, gjuhë të tjera të huaja do të ishin avantazh;
Dokumentet e kërkuara:
Shënime:
- Vetem kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
- Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas Ligjit Nr. 124/24 të vendosur nga Parlamenti i Shqipërisë mbi mbrojtjen e të dhënave personale.