• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
OTP Bank Albania

Zv. Drejtor Dege/CRM Senior, Dega Rrogozhine

OTP Bank Albania
Apliko
Finance, Banke & KontabilitetTiranë1 javë më parëFull Time

Pozicioni - Zv. Drejtor Dege/CRM Senior, Dega Rrogozhine

Divizioni - Retail

Kualifikimi i kërkuar:

  • Të zotërojë diplomë të arsimit të lartë në fushën e ekonomisë ose fusha të tjera të lidhura me të;
  • Të ketë përvojë pune mbi 5 vjet në industrinë bankare apo në industri të ngjashme;
  • Të ketë aftësi drejtuese dhe të manaxhimit të stafit;
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe të ruajtjes dhe zhvillimit të rrjetit personal dhe Profesional;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, prezantuese, koordinuese dhe bindëse;
  • Të ketë njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit;
  • Të ketë njohuri të shumë të mira të rregulloreve dhe procedurave për funksionimin e degëve të bankës dhe të sektorit bankar në përgjithësi;
  • Të jetë i/e orientuar drejt shërbimit të klientit dhe të sigurojë që ofrohet cilësia më e lartë e shërbimit në degë;
  • Të ketë aftësi zhvilluese të biznesit dhe të arritjes së rezultateve;
  • Të jetë i aftë të punojë me qetësi edhe në situatat nën presion;
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Të menaxhojë marrëdhëniet e bankës me biznesin në fushën e produkteve të kredive, depozitave, llogarive rrjedhëse, trasfertave, kartave të kreditit dhe debitit, SMS dhe E-banking dhe çdo produkt tjetër të ri të hedhur në treg nga banka;
  • Të mirëpresë çdo klient biznesi që tregon interes për kreditë, duke e sqaruar e ndihmuar;
  • Të grumbullojë dhe verifikojë informacionin rreth vërtetësisë së dokumentacionit të paraqitur nga klienti dhe të verifikojë biznesin e klientit;
  • Të bëjë vlerësimin e situatës ekonomike dhe financiare të aktivitetit të klientit (të vetëpunësuarit) si dhe të korporatave;
  • Të japë mendimin e tij të pavarur, në formën e një analize të shkruar bazuar në Manualin e Kreditit, për dhënien ose jo të huasë;
  • Të ndjekë, menaxhojë dhe të jetë përgjegjës për kthimin e kredive brenda afatit;
  • Të kujdeset për nënshkrimin e marrëveshjeve të pagave me Korporatat dhe / ose bizneset SME;
  • Të pranojë dhe kontrollojë dokumentacionin e paraqitur nga bizneset për çeljen e llogarisë rrjedhëse për biznesin;
  • Të ruajë dhe mirëmbajë dosjen e kredise dhe sekretin e çfarëdo informacioni që zotëron për bankën dhe klientët;
  • Të veprojë si korrespondent i riskut operacional, duke siguruar bashkërendimin dhe monitorimin e detyrave që dalin nga rregulloret dhe politikat e riskut operacional për perimetrin e tij / saj brenda raportimit, ndjekjes dhe zbatimit të planeve të veprimit;
  • Të ketë një rol proaktiv në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e vazhdimësisë së biznesit të aktiviteteve kryesore nën përgjegjësinë e tij/saj.
  • Të kryejë aktivitetin e agjentit në sigurime për produktet e klasave të jo-jetës duke zbatuar përgjegjësitë e mëposhtme:
    • Prezantimi tek klientët dhe shitja e produkteve të sigurimit për klasat e jo-jetës, në emër dhe për llogari të shoqërive të sigurimit me të cilat banka bashkëpunon;
    • Përgatitja dhe prerja e policës së sigurimit;
    • Nënshkrimi i kontratës së sigurimit si agjenti i bankës, dorëzimi te kompania sipas kërkesave të secilës kompani dhe arkivimi në bankë sipas rregullores.

Afati i fundit i aplikimeve është 29 Maj 2025