Divizioni - Retail
Kualifikimi i kërkuar:
- Të zotërojë diplomë të arsimit të lartë në fushën e ekonomisë ose fusha të tjera të lidhura me të;
- Të ketë të paktën 3 (tre) vjet eksperiencë pune në sistemin bankar dhe të paktën 1 (një) vit eksperiencë pune në dhënien e kredive në sistemin bankar;
- Të njohë procedurat dhe rregulloret në fuqi në lidhje me shërbimet dhe produktet bankare;
- Të ketë aftësi shumë të mira organizative dhe analitike;
- Të ketë aftësi shumë të mira ndërpersonale dhe komunikimi;
- Të jetë i/e orientuar drejt shërbimit të klientit dhe të sigurojë që ofrohet cilësia më e lartë e shërbimit në degë;
- Të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e kompjuterit;
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Të përfaqësojë imazhin e Bankës OTP Albania, si pikë kontakti midis klientit dhe bankës;
- Të zbatojë me përpikmëri procedurat/instruksionet e brendshme mbi Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit;
- Të menaxhojë marrëdhëniet e bankës me klientët në fushën e produkteve të kredive, depozitave, llogarive rrjedhëse, transfertave, kartave të kreditit dhe debitit, SMS dhe e-banking dhe çdo produkt tjetër të ri të hedhur në treg nga banka;
- Të mirëpresë çdo klient që tregon interes për kreditë duke e sqaruar e ndihmuar;
- Të grumbullojë dhe verifikojë informacionin rreth vërtetësisë së dokumentacionit të paraqitur nga klienti;
- Të bëjë vlerësimin e situatës ekonomike dhe financiare të aktivitetit të klientit;
- Të japë mendimin e tij të pavarur, në formën e një analize të shkruar bazuar në manualin e kreditit, për dhënien ose jo të huasë;
- Të ndjekë, menaxhojë dhe të jetë përgjegjës për kthimin e kredive brenda afatit;
- Të kujdeset për nënshkrimin e marrëveshjeve të pagave;
- Të ruajë dhe mirëmbajë dosjen e kredisë dhe të ruajë sekretin e çfarëdo informacioni që zotëron për bankën dhe klientët.
Afati i fundit i aplikimeve është data 22 Maj 2026.