• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Kjo shpallje ka skaduar dhe nuk pranon më aplikime.
OTP Bank Albania

Menaxher i Departamentit të Bisnesit MSE

OTP Bank Albania
Finance, Banke & KontabilitetTiranë4 ditë më parëFull Time

Divizioni - Retail

Objektivat kryesore:

  • Përgjegjës për krijimin dhe zbatimin e strategjisë së shitjeve të MSE-ve të Bankës, duke bashkëpunuar me menaxherët rajonalë, te degëve dhe forcën e shitjeve të biznesit;
  • Koordinon aktivitetin e CRM-ve të Biznesit; zhvillon, monitoron dhe menaxhon portofolin e klientëve MSE, me qëllim përmirësimin e vlerës së Bankës mes klientëve dhe për të optimizuar vlerën e marrëdhënieve të partneritetit me ta;
  • Përgjegjës për zhvillimin e produkteve të reja, shërbimeve, përmirësimin e proceseve dhe ndërtimin/mirëmbajtjen e marrëdhënieve me palët e treta.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Menaxhon segmentin MSE (produkte, operacione & kredi);
  • Ndjek KPI të segmentit MSE (rritja e portofolit, penetrimi i payroll për MSE, klientët aktiv MSE);
  • Harton dhe implementon veprime konkrete për arritjen e objektivave të Departamentit, me qëllim rritjen e pjesës së tregut;
  • Zhvillon burime të reja për gjenerimin e të ardhurave dhe komisioneve në segmentin MSE;
  • Bashkëpunon me Departamentin e Marketingut për promovimin e produkteve të segmentit MSE;
  • Nxit dhe zhvillon cross-selling në segmentin korporativ, me fokus të veçantë në rritjen e klientëve payroll;
  • Merr pjesë në procesin e segmentimit dhe rialokimit të klientëve;
  • Monitoron dhe mbështet të gjithë procesin e financimit për MSE deri në fazën e disbursimit;
  • Siguron që të gjitha procedurat e kreditimit për MSE të jenë në përputhje me rregulloret dhe kërkesat ligjore në fuqi;
  • Merr pjesë në takime me klientë potencialë;
  • Monitoron portofolin ekzistues të klientëve (klientë standard);
  • Siguron që strategjia korporative dhe funksionale të përkthehet në një plan vjetor operativ zbatimi, si dhe që detyrat të shpërndahen në mënyrë efektive brenda ekipit. Organizon punën, mbështet dhe monitoron arritjen e objektivave të caktuara dhe matjen e rezultateve;
  • Krijon një ambient të hapur dhe të sinqertë që inkurajon ekipin të ndajë ide inovative apo problematika. Nxit bashkëpunimin dhe kontribuon në ndërtimin e marrëdhënieve të mira të punës brenda ekipit dhe me njësi të tjera organizative;
  • Ka rol proaktiv në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e vazhdimësisë së biznesit për aktivitetet kyçe nën përgjegjësinë e tij/saj;
  • Vepron në rolin e Korrespondentit të Riskut Operacional, duke siguruar koordinimin dhe monitorimin e detyrave që burojnë nga rregulloret dhe politikat e Riskut Operacional për fushën përkatëse, përfshirë raportimin, ndjekjen dhe zbatimin e planeve të veprimit;
  • Udhëheq proceset e ndryshimit, promovon inovacionin, mbështet ekipin gjatë procesit të ndryshimit dhe siguron që proceset e reja të implementohen dhe të integrohen në praktikën e përditshme;
  • Siguron zhvillimin e vazhdueshëm profesional dhe përmirësimin e aftësive të stafit. Mbështet hartimin e planeve individuale të zhvillimit.

Kualifikimi i kërkuar:

  • Të zotërojë diplomë të arsimit të lartë në fushën e ekonomisë ose fusha të tjera të lidhura me të;
  • Të ketë eksperiencë pune mbi 5 vjet në Sektorin Bankar, në pozicione drejtuese;
  • Të ketë njohuri të plotë të ligjeve lidhur me kredinë;
  • Të ketë përvojë të konsiderueshme në negociatat me klientët;
  • Të përmbushë detyrat brenda afateve dhe të jetë në gjendje të përgatisë prezantime për organet e larta drejtuese;
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera të ndërtimit të marrëdhënieve, si me palët e brendshme ashtu edhe të jashtme (palët e interesuara të biznesit, partnerët, etj.);
  • Të ketë aftësi për të punuar nën presion, për të kryer shumë detyra, vëmendje të madhe ndaj detajeve dhe respektimit të afateve;
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera të komunikimit ndërpersonal;
  • Të ketë aftësi në menaxhimin e projekteve;
  • Të ketë autonomi për të propozuar vendime për organet e larta drejtuese;
  • Të ketë njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze.

Afati i fundit i aplikimeve është data 02 qershor 2026.