• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Orion Shpk

Inxhinier Kostosh

Orion Shpk
Apliko
Ndertimtari & InxhinieriTiranë1 javë më parëFull Time

Përshkrimi

Qëllimi i pozicionit:

Roli i Inxhinierit Kostoist ka për detyrë të analizojë, kontrollojë dhe ndjekë kostot e projekteve të ndërtimit, të përgatisë situacionet mujore, preventivat dhe analizat teknike e financiare, si edhe të raportojë progresin e punimeve, me synim që projektet të realizohen brenda buxhetit, afateve dhe standardeve të përcaktuara.

Departamenti: Teknik

Vendndodhja: Zyrat Qendrore OBC

Detyrat

  • Përpilon situacionet mujore të punimeve mbi bazën e të dhënave të dorëzuara nga Inxhinierët e Projektit dhe dokumentacionit përkatës, përfshirë Librezat e Masave.
  • Bën ndarjen e punimeve të situacionuara sipas sasive dhe vlerës.
  • Harton analiza çmimesh duke u mbështetur te normat faktike të realizuara në kantier, si edhe te norma të llogaritura nga përvoja dhe praktikat e kompanisë.
  • Përgatit raporte javore dhe mujore që pasqyrojnë ecurinë teknike dhe performancën financiare të projekteve.
  • Përpilon procesverbale për punët shtesë dhe për ndryshimet e kërkuara nga klientët jashtë kushteve të kontratës.
  • Verifikon dhe regjistron volumet e realizuara në kantier, duke hartuar përmbledhje të punëve të kryera.
  • Kryen analiza dhe kontroll të kostove për zërat e punimeve dhe aktivitetet e projektit.
  • Harton norma pune dhe përllogarit kostot e materialeve, pajisjeve dhe burimeve të tjera sa herë që kërkohet.
  • Ndjek progresin e punimeve në raport me grafikun e realizimit dhe planin e projektit.
  • Përgatit preventivat për punime të planifikuara dhe të paparashikuara që duhen zbatuar gjatë zhvillimit të projektit.
  • Kryen zbërthimin e preventivave të objektit dhe përcakton nevojat për materiale, fuqi punëtore dhe makineri.
  • Harton analiza teknike për zërat e punës duke u bazuar në çmimet aktuale të materialeve, normat e punës dhe kostot operative.
  • Bashkëpunon ngushtë me Departamentin Teknik, Menaxherët e Projekteve dhe Departamentin Financiar për ndjekjen dhe optimizimin e kostove.
  • Evidenton devijimet nga buxheti dhe propozon masa korrigjuese për të përmirësuar performancën financiare të projektit.

Kualifikimet

  • Diplomë Universitare në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, profili Inxhinieri Ndërtimi.
  • Të paktën 2–3 vite përvojë pune në role të ngjashme në sektorin e ndërtimit.
  • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel.
  • Njohuri të mira të programit AutoCAD.
  • Aftësi të forta analitike dhe numerike.
  • Aftësi shumë të mira organizimi, komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip.
  • Aftësi për të punuar nën afate të shkurtra dhe për të menaxhuar disa detyra në të njëjtën kohë.
  • Integritet profesional dhe kujdes i lartë ndaj detajeve.

Dokumentet e kërkuara

  • CV
  • Letra e motivimit