Përshkrimi
Qëllimi i Pozicionit
Ky rol ka funksionin të veprojë si partnere strategjike për menaxhmentin, duke evidentuar rreziqet përpara se ato të shndërrohen në probleme, duke ofruar zgjidhje praktike dhe duke ruajtur interesat e kompanisë në secilën fazë të projekteve. Pozicioni kërkon një profesioniste që, përveç njohjes së ligjit, është në gjendje të udhëheqë ekipin, të vendosë prioritetet, të respektojë afatet, të raportojë në mënyrë të qartë dhe të ndihmojë departamentet e tjera gjatë vendimmarrjes.
Detyrat
Përgjegjësitë Kryesore
- Udhëheq dhe organizon punën e Departamentit Ligjor.
- Jep këshilla ligjore për menaxhmentin dhe për njësitë e tjera të kompanisë.
- Përgatit, analizon dhe negocion kontrata me klientë, furnitorë, nënkontraktorë dhe partnerë biznesi.
- GarantON që proceset e kompanisë të jenë në përputhje me legjislacionin civil, tregtar, fiskal, të punës dhe të ndërtimit.
- Ndjek procedurat administrative dhe gjyqësore në të cilat kompania merr pjesë si palë.
- E përfaqëson kompaninë pranë institucioneve shtetërore, gjykatave, noterëve dhe organeve të tjera përkatëse.
- Mbikëqyr sigurimin e lejeve, licencave dhe dokumentacionit ligjor të nevojshëm për projektet e ndërtimit.
- Zbulon dhe administron rreziqet ligjore që mund të ndikojnë në veprimtarinë e kompanisë.
- Harton raporte të rregullta për drejtuesit lidhur me çështjet ligjore dhe ecurinë e proceseve që janë në ndjekje.
- Vëzhgon ndryshimet në legjislacion dhe sugjeron masat e nevojshme për zbatimin e tyre.
Kualifikimet
Kualifikimet dhe Kërkesat
- Diplomë universitare në Drejtësi.
- Të paktën 5 vite përvojë në role të ngjashme, me përparësi përvojën në sektorin e ndërtimit, pasurive të paluajtshme ose infrastrukturës.
- Njohje të thella të legjislacionit shqiptar, sidomos në fushat e ndërtimit, kontratave dhe marrëdhënieve tregtare.
- Shkathtësi shumë të mira në negocim, komunikim dhe përfaqësim.
- Aftësi për të menaxhuar disa projekte dhe afate në të njëjtën kohë.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze në të shkruar dhe në të folur.
- Përdorim i mirë i programeve të paketës Microsoft Office.