• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Orbico Shpk

Faturiste/ Arketare

Orbico Shpk
Apliko
Finance, Banke & KontabilitetTiranë3 javë më parëFull Time

Titulli i punës: Faturiste/Arketare

Përshkrimi:

  • Orbico Grup është një shoqëri distribucioni e pranishme në 20 shtete në Europën Juglindore. Përgjatë dy dekadave, Orbico është shndërruar në sinonim të shërbimit të cilësisë së lartë dhe përfaqësuese të markave prestigjoze.
  • Orbico shpk u themelua në 2010 dhe punon me 20 principele dhe mbi 60 marka, duke synuar të ofrojë produkte cilësore dhe shërbim të përsosur.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Pranon porositë nga përfaqësuesit e shitjes dhe i përpunon ato në programin financiar Navision.
  • Procedon porositë tek magazina.
  • Kryen faturat e shitjes së mallit, verifikon saktësimin e tyre, regjistron skontot dhe kryen faturat e kthimit të mallit.
  • Rakordon me bazë ditore Navision me portalin self-care (statusin e faturave).
  • Bashkëpunon ngushtë me stafin e magazinës në të gjithë procesin (porosi, transport, faturim).
  • Bashkëpunon ngushtë me stafin e shitjes për specifikat e porosive.
  • Printon për VSR-të raportin e stokut ditor.
  • Poston urdhërat ditorë të shitjes nga VSR-të.
  • Dërgon faturat e shitjes tek klientët kryesorë me e-mail. (Ky kontakt është i regjistruar vetëm në fushat e kontaktit dhe nuk përfshihet këtu.)
  • Rakordon pagesat për faturat në terma cash.
  • Është përgjegjëse për gjendjen e arkes.

Kualifikimet:

  • Të ketë përfunduar studimet universitare në një nga degët e fakultetit të ekonomisë.
  • Të njohë programet financiare dhe procesin e fiskalizimit; njohja e programit Navision do të përbënte avantazh.
  • Të ketë mbi 2 vite eksperiencë pune në këtë profil ose në një profil të ngjashëm.
  • Njohja e gjuhës angleze do të përbente avantazh.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi, të ndërmarrë iniciativa të orientuara drejt zgjidhjeve si dhe aftësi për të përcaktuar qartë prioritetet.
  • Aftësi për të ndërtuar raport bashkëpunimi efikas me bashkëpunëtorët.
  • Karakterizim nga etika e lartë profesionale dhe integriteti i lartë.

Ajo që ne ofrojmë:

  • Kontratë pune me kohë të plotë, në respekt të kodit të punës.
  • Mundësi për tu rritur në karrierë dhe të zhvilloheni profesionalisht.
  • Pagë konkurruese.
  • Mundësinë për të qenë pjesë e një kompanie dinamike.
  • Skuadër të motivuar dhe një ambient pune të ngrohtë dhe të këndshëm.

Dokumentet e kërkuara:

  • CV

Afati i aplikimit: 30 Prill

Shënime:

  • Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren vetëm për qëllime rekrutimi.