• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Ora Education

Praktikante Edukatore (programi: 0-3, 3-6)

Ora Education
Apliko
Edukim & TrajnimPrishtinëDjePart Time

Konkurs

Ora Education është institucion parashkollor i licencuar nga MASHT-i që ofron edukim dhe përkujdesje të fëmijëve 1 deri 6 vjeç në një mjedis të sigurt, të respektueshëm dhe gjithëpërfshirës që ndërton një themel për të mësuarit gjatë gjithë jetës. Programi per Praktikante Edukatore është hapur. Mirëpresim aplikante të motivuara dhe të interesuara për arritjen e përvojës në institucionin tonë.

Kërkojmë:

  • Praktikante Edukatore - programi: 0-3
  • Praktikante Edukatore – programi: 3-6

Përgjegjësitë dhe detyrat:

  • Kontribon në zhvillimin e gjithëmbarshëm të fëmijëve sipas qasjes holistike;
  • Ndihmon ne ofrimin e ambientit të sigurtë, ngrohtë dhe të pastër për të mësuar;
  • Asistion edukatoret per organizimin e materialeve mësimore dhe burimeve
  • Mëson për vëzhgimin, vlerësimin, dokumentimin e rritjes dhe zhvillimit te fëmijëve.
  • Asiston në zbërthimin e planprogramit mujor, javor, dhe ditor me përmbatje edukative dhe në raportimin për punën e përgjithshme mujore;
  • Familjarizohet me metodologjitë më të njohura edukative, në veqanti metodologjinë Montessori;
  • Mëson të gjitha rregulloret dhe procedurat operacionale të operimit sipas standardeve të përcaktuara dhe asiston në aplikimin e tyre.
  • Mban një qëndrim pozitiv, të qetë dhe është bashkëpunuese me të gjithë akterët e përfshirë në institucion.

Kualifikimet:

  • Për Praktikante Edukatore – programi 0-3: Të ketë të përfunduar së paku dy vite të Fakultetit te Edukimit Programi - edukimi dhe zhvillimi fëmijërisë së hershme 0-3; ose Programi i Mirëqenies dhe Kujdesit ndaj Fëmijëve;.
  • Per Edukatore – programi 3-6: Të ketë të përfunduar së paku dy vite të Fakultetit te Edukimit Programi Parashkollor; ose Programi Pedagogji e përgjithshme; ose Programi i Mirëqenies dhe Kujdesit ndaj Fëmijëve.

Kualifikimet e përgjithshme:

  • Aftësi të komunikojë, shkruaj dhe flet rrjedhshëm gjuhën shqipe. Përparësi kanë kandidatët që dijne të komunikojnë, shkruajnë dhe flasin në gjuhën angleze.
  • Të ketë aftësi në hulumtim përmes internetit dhe në identifikimin e burimeve të besueshme të informacionit të lidhura me edukimin e fëmijëve

Vetëm kandidatet e përzgjedhura në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Ora Education

Adresa: Mati 1, Rruga Ndue Përlleshi, Prishtinë