Korporata “Olti Trasing” SH.P.K. me seli në Prishtinë, 10 000, Republika e Kosovës, në përputhje me Statutin e Korporatës dhe duke u bazuar në dispozitat të Rregullores për Funksionimin e Brendshëm të Korporatës, më datë 11.05.2026, shpall ketë:
K O N K U R S
Me qëllim të avancimit dhe të rritjes së veprimtarisë, “Olti Trasing” sh.p.k , tani është duke kërkuar staf mbështetës të kualifikuar dhe profesional për pozitat e punës si në vijim
- Zyra e Inxhiniereve
- Inxhinier/e i Arkitekturës
- Inxhinier/e Ndertimit- Konstruktiv
- Inxhinier i Hidros
- Inxhinier i Makinerisë
- Teknik ndërtimi
Detyrat e punës dhe përgjegjësitë:
- Aftësi për të përcaktuar qëllimet dhe kërkesat e punëdhënësit, kontraktorëve, nënkontraktorve, klientëve me anë të projekteve;
- Matja e hapësirave në terren, dizajni i produkteve dhe përgatitja e projekteve sipas kërkesave të klientëve,
- Mbikëqyrja dhe menaxhimi i proceseve të ndërtimit, prodhimit në korporatë si dhe mbikëqyrja dhe menaxhimi i ekzekutimit të projekteve dhe të punësuareve në terren;
- Sipas kërkesës së mbikëqyrësit kryen edhe punë të tjera që ndërlidhen me vendin e punës.
Kualifikimet dhe shkathtësitë profesionale:
- Dëshmi mbi kualifikimet profesionale-fakultetit bachelor, përparësi kanë ata me Mastër ;
- Njohje e gjuhëve të huaja ( Angleze , Gjermane) e preferuar;
- Përvojë pune në fushat e ngjashme , 5 vjeçare e preferueshme;
- Të ketë aftësi të mira kompjuterike në gjithë aplikacionet në “MS Office”, aplikacionet Excel, Word, Power Point, ArchiCad, AutoCad, Corel Draw, etj;
- Të posedoj patentë shofer për kategorinë “B”.
Çka ofrojm ne:
- Punësim afatgjatë, ku të punësuarit do të paisen mënjëherë me kontratë të punës;
- Paga joshëse, dhe ambient të rehatshëm të punës etj.
3. Gjeodet i licencuar
- Diplomë në Geodozi ose drejtim përkatës.
- Licencë valide për ushtrim të profesionit në Kosovë.
- Përvojë pune në matje gjeodezike, topografi dhe kadastër.
- Njohuri në përdorimin e GPS, Total Station dhe AutoCAD/Civil 3D.
- Njohuri të procedurave kadastrale dhe dokumentacionit teknik.
- Aftësi për punë në terren dhe në ekip.
- Patentë shoferi kategoria B.
4. Punëtor nga fusha e ndërtimit :
- Saldues – 2 pozita
- Ndihmes saldues - 2 pozita
- Mjeshter per prodhim te dyerve dhe dritareve (PVC)– 4 pozita ( paga mbi 1000 Euro)
- Mjeshter për instalime elektrike – 4 pozita
- Mjeshter per instalime të Ujsjellesit dhe kanalizim – 2 pozita
- Ndihmes Mjeshter – 8 pozita
- Latues - 2
- Armirues - 2
- Puntor ndertimi- 5 pozita
- Hidroizolues
Detyrat e punës dhe përgjegjësitë:
Kryejnë të gjitha punët lidhur me ndërtim, rindërtim,sipas pozitave te lartecekura si dhe, elektrikës, hidros, AL-PVC-zdrukthtari, ujësjellës dhe kanalizim, saldues , hidroizolues etj ;
Kujdeset për zbatimin e të gjitha kërkesave dhe urdhëresave të përgjegjësëve;
Kualifikimet dhe shkathtësitë profesionale :
- Përvojë pune në pozita të ngjashme;
- Të posedoj patentë shofer për kategorinë “B”, përparësi.
Çka ofrojm ne:
- Punësim afatgjatë, ku të punësuarit do të paisen mënjëherë me kontratë të punës;
- Paga joshëse, dhe ambient të rehatshëm të punës etj.
Informata shtesë:
- Të gjithë të interesuarit për këto pozita mund të aplikojnë ku së bashku me Aplikacionin, të bashkëngjitni CV-në dhe dokumentet tjera mbështetëse, t’i dërgojnë përmes formës elektronike në e-mail: , (tel për info shtesë : ) në subject të ceket: Emri Mbiemri, Pozita për në të cilën aplikoni;
- Afati për aplikim do të jetë nga data 11.05.2026 deri më 26.05.2026, (15 ditë).
- VËREJTJE: Dokumente e pakompletuara, dhe dokumente të cilat nuk plotësohen sipas specifikave të lartcekura nuk do të trajtohen. Vetëm kandidatët/et të cilët hyjnë në përzgjedhjen e ngushtë për intervistë do të ftohen.