• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Offsource

Agjent/e i/e Shitjes në Telekom (Gjuhë Suedeze)

Offsource
Apliko
ShitjePrishtinë3 javë më parëFull Time

KËRKOHEN AGJENTË SHITJESH NË TELEKOM – BËHU PJESË E OFFSOURCE

Rreth Offsource

Offsource është një kompani në zhvillim në sektorin e IT-së dhe BPO (Business Process Outsourcing), me fokus në shitje, shërbim ndaj klientit, mbështetje teknike dhe procese biznesi për klientë ndërkombëtarë. Kompania punon me marka të njohura dhe mbështet bizneset në forcimin e marrëdhënieve me klientët e tyre.

Në këtë periudhë, ekipi i telekomit po zgjerohet dhe kompania është në kërkim të personave të motivuar, ambiciozë dhe të përgatitur për të ndërtuar një rrugëtim të qëndrueshëm në fushën e shitjeve.

Pozita

Në rolin e agjentit të shitjeve në telekom, do të përfaqësoni disa prej operatorëve më të mëdhenj dhe më të njohur në Suedi:

  • Telia
  • Tele2
  • Telenor
  • Tre (3)

Puna përfshin komunikim si me klientë të rinj, ashtu edhe me klientë ekzistues, për t’i ndihmuar ata të zgjedhin zgjidhjet më të përshtatshme të telekomunikacionit sipas nevojave që kanë. Në këtë rol do të përfaqësoni marka të konsoliduara dhe të besueshme, të njohura në mbarë Suedinë.

Ne ofrojmë

  • Pagë fikse dhe provizion shumë tërheqës
  • Orar pune nga e hëna deri të premten, 09:00–16:00
  • Mbrëmje dhe fundjava të lira
  • Trajnim profesional si dhe përkrahje të vazhdueshme
  • Mundësi për zhvillim dhe ngritje në karrierë
  • Ambient pune pozitiv dhe profesional
  • Mundësi bashkëpunimi me markat më të njohura në tregun suedez

Kërkojmë persona që

  • Kanë aftësi të mira komunikimi ne gjuhen suedeze
  • Janë të fokusuar në arritjen e rezultateve
  • Kanë energji pozitive dhe synim për sukses
  • Tregojnë përgjegjësi dhe përkushtim
  • Përvoja në shitje konsiderohet përparësi, por nuk është e domosdoshme

Bashkohu me Offsource dhe ndërto të ardhmen tënde profesionale!