• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Nuk ka punë aktive

Kjo kompani nuk ka punë të publikuara aktualisht.

Kjo shpallje ka skaduar dhe nuk pranon më aplikime.
N.T.P Babija

Marketing Generalist

N.T.P Babija
Marketing, Media & KomunikimPrishtinë1 muaj më parëFull Time

KONKURS PUNE – DEPARTAMENTI I MARKETINGUT

Pozita

Marketing Generalist

Konkursi mbetet i hapur nga 24 Qershor deri më 1 Korrik.

Kompania po kërkon një profesionist kreativ, ambicioz dhe të fokusuar në rezultate për t'iu bashkuar ekipit si Marketing Generalist.

Në këtë rol, kandidati do të merret me planifikimin, zhvillimin dhe zbatimin e aktiviteteve të marketingut tradicional dhe digjital, me synim forcimin e brendit dhe zgjerimin e pranisë së kompanisë në treg.

Kualifikimet e kërkuara

  • Të ketë diplomë universitare në Marketing, Ekonomi, Menaxhim Biznesi, Komunikim ose në fusha të përafërta
  • Të ketë përvojë pune në marketing, ku 1–3 vite konsiderohen përparësi
  • Të zotërojë njohuri në marketing digjital dhe në menaxhimin e rrjeteve sociale
  • Të ketë njohuri në copywriting dhe në krijimin e përmbajtjes
  • Të ketë njohuri në dizajn grafik, përfshirë Canva, Adobe Photoshop, Illustrator ose programe të ngjashme
  • Të ketë njohuri për menaxhimin e webfaqeve dhe platformave E-commerce
  • Të përdorë në nivel të avancuar platformat dhe mjetet e Inteligjencës Artificiale (AI)
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze
  • Të ketë njohuri të mira në Microsoft Office

Detyrat dhe Përgjegjësitë

Marketing Strategjik

  • Të përpilojë dhe zbatojë strategji si dhe plane afatshkurtra e afatgjata të marketingut
  • Të analizojë tregun, klientët dhe konkurrencën me qëllim përmirësimin e strategjisë së kompanisë
  • Të ndjekë dhe të rrisë performancën e brendit në treg (Brand Awareness & Engagement)
  • Të zbulojë mundësi të reja për zhvillim të biznesit dhe zgjerim të tregut

Marketing Digjital & Social Media

  • Të administrojë në tërësi rrjetet sociale të kompanisë, përfshirë Facebook, Instagram, TikTok dhe LinkedIn
  • Të hartojë kalendarin e përmbajtjes (Content Planning) dhe të kujdeset për publikimin e rregullt të materialeve
  • Të krijojë postime, video, Reels, reklama dhe përmbajtje kreative
  • Të menaxhojë fushata të marketingut digjital dhe tradicional
  • Të mirëmbajë dhe përditësojë webfaqen e kompanisë
  • Të optimizojë përmbajtjen për SEO dhe të përforcojë prezencën online
  • Të menaxhojë platformën E-commerce dhe të punojë për optimizimin e shitjeve online

Dizajn & Materiale Promovuese

  • Të përgatisë katalogë, broshura dhe materiale promocionale sipas nevojave të departamenteve
  • Të zhvillojë materiale grafike për rrjete sociale, webfaqe dhe fushata promovuese
  • Të shkruajë tekste profesionale marketingu për reklama, web dhe social media

Marketing i Jashtëm & i Brendshëm

  • Të udhëheqë aktivitetet e marketingut të jashtëm, si billborde, sponzorizime, brendim i flotës së veturave, uniforma dhe materiale promocionale
  • Të organizojë evente, hapje zyrtare dhe aktivitete promovuese të kompanisë
  • Të menaxhojë marketingun e brendshëm (showroom marketing) për komunikim sa më efektiv me klientët
  • Të kujdeset për materialet informuese, broshurat dhe brandingun e showroom-it

Analizë & Raportim

  • Të analizojë performancën e fushatave dhe të raportojë rezultatet përmes KPI & Analytics
  • Të përgatisë raporte mujore dhe vjetore për marketingun
  • Të masë efektivitetin e investimeve në marketing dhe të propozojë përmirësime

Aktiviteti Kryesor – Marketing Digjital & AI

  • Të përdorë në mënyrë profesionale platformat digjitale dhe mjetet e Inteligjencës Artificiale (AI)
  • Të gjenerojë ide kreative, tekste, dizajne dhe video me ndihmën e AI Tools
  • Të analizojë të dhënat e marketingut përmes mjeteve digjitale dhe AI
  • Të automatizojë proceset e marketingut dhe të optimizojë fushatat
  • Të zbatojë strategji moderne marketingu të mbështetura në teknologji dhe inovacion

Aktivitete Strategjike

  • Të kontribuojë në zhvillimin e identitetit të brendit (Brand Identity) dhe pozicionimit në treg
  • Të ndërtojë strategji për rritjen e shitjeve dhe konvertimeve online
  • Të bashkëpunojë me departamentin e shitjes për të integruar aktivitetet Marketing–Shitje
  • Të propozojë ide inovative për fushata virale dhe marketing kreativ
  • Të menaxhojë partneritete dhe bashkëpunime promocionale

Aftësi të kërkuara personale

  • Kreativitet dhe qasje inovative
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi
  • Organizim i lartë dhe ndjenjë përgjegjësie
  • Gatishmëri për punë në ekip dhe vetë-iniciativë
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe për të respektuar afatet
  • Mendim analitik dhe orientim të fortë drejt rezultateve

Paga dhe Benefitet

  • Pagë bazë: 800 €
  • Bonus shtesë në varësi të shitjeve të realizuara në platformën E-commerce
  • Mundësi për rritje page sipas performancës dhe rezultateve të arritura
  • Incentiva mujore dhe vjetore
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë
  • Përfshirje të drejtpërdrejtë në projekte strategjike të kompanisë

Dokumentet dhe Testi Praktik

Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet në vijim:

  • CV të përditësuar
  • Portfolio pune (opsionale)

Testi Praktik

  • Të krijohet një video promocionale, Reel 60 sekonda, për një produkt p.sh Autolarje
  • Të përgatitet një broshurë ose postim promocional për një produkt p.sh Autolarje
  • Të shkruhet një postim marketingu dhe një slogan promovues
  • Të propozohen 3 ide konkrete për rritjen e shitjeve online

Konkursi mbetet i hapur nga 24 Qershor deri më 1 Korrik.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe kalojnë vlerësimin fillestar do të ftohen për intervistë.