Konkurs pune
Në kuadër të rritjes dhe zgjerimit të veprimtarisë së saj, kompania Babija Group ka shpallur një vend të lirë pune për pozitën Administratore.
Konkursi mbetet i hapur nga data 30 deri më 5 Qershor.
1 vend pune
Administratore
Lokacioni: Fushë Kosovë
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Pritja e klientëve dhe zhvillimi i komunikimit me ta në mënyrë profesionale.
- Menaxhimi i thirrjeve telefonike dhe i komunikimit përmes email-it.
- Sistemi dhe ruajtja e dokumenteve administrative.
- Hartimi i ofertave, faturave dhe i dokumentacionit përcjellës.
- Bashkërendimi i aktiviteteve të përditshme në showroom dhe në zyrë.
- Ofrimi i mbështetjes administrative për departamentin e shitjes dhe për menaxhmentin.
- Regjistrimi i porosive dhe përditësimi i bazës së të dhënave të klientëve.
- Përkujdesja për rendin dhe paraqitjen profesionale të hapësirës së punës.
- Kryerja e detyrave të tjera administrative sipas kërkesave të menaxhmentit.
Kualifikimet dhe kërkesat
- Përvoja në administratë ose në role të ngjashme konsiderohet përparësi.
- Shkathtësi të mira në komunikim dhe organizim.
- Njohje të Microsoft Office (Word, Excel, Outlook).
- Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh.
- Qasje profesionale, korrektësi dhe ndjenjë përgjegjësie në punë.
- Gatishmëri për punë ekipore dhe aftësi për menaxhimin e detyrave.
Ne ofrojmë
- Një ambient pune profesional dhe të qëndrueshëm.
- Kontratë të rregullt pune.
- Mundësi për zhvillim dhe ngritje profesionale.
- Pagë konkurruese.