Punët
Rreth nesh
Për punëdhënësit
Punët
Rreth nesh
Për punëdhënësit
Kërko
Apliko
Asistent/e për Financa dhe Administratë
Novus
Apliko
Finance, Banke & Kontabilitet
Prishtinë
2 ditë më parë
Full Time
Përgjegjësitë kryesore
Ndihmon në regjistrimin e faturave të blerjeve vendore dhe importeve;
Mbështet procesin e lëshimit të faturave të shitjes në sistem, në përputhje me standardet e kontabilitetit dhe legjislacionin në fuqi;
Ndihmon në regjistrimin dhe konsolidimin e arkës;
Asiston në përgatitjen e librave tregtare dhe organizimin e dokumentacionit mbështetës;
Mbështet ekipin financiar në menaxhimin e llogarive të arkëtueshme dhe të pagueshme;
Ndihmon në përgatitjen e raporteve financiare dhe administrative sipas kërkesave të menaxhmentit;
Mbështet komunikimin mes departamenteve dhe palëve të treta për çështje financiare dhe administrative;
Asiston kompaninë e kontraktuar të kontabilitetit në proceset e mbylljes mujore dhe vjetore;
Ofron mbështetje administrative dhe teknike sipas nevojave të kompanisë.
Kualifikimet dhe kompetencat e nevojshme
Diplomë Bachelor ose student/e në vitet e fundit në Financa, Kontabilitet, Ekonomi, Administrim Biznesi apo fusha të ngjashme;
Përvoja paraprake konsiderohet përparësi;
Preferohet të jetë student/e ose kandidat/e në SCAAK;
Njohuri bazike në programe financiare/kontabël; njohuritë në QuickBooks konsiderohen avantazh;
Njohuri shumë të mira në Microsoft Office, veçanërisht Excel dhe Word;
Vëmendje ndaj detajeve dhe korrektësi në punë;
Gadishmëri për të mësuar dhe zhvilluar aftësi profesionale;
Aftësi të mira organizative dhe komunikuese;
Aftësi për t’u përshtatur në një ambient dinamik pune;
Njohja e gjuhës angleze konsiderohet përparësi.
Ne ofrojmë
Mbështetje dhe mentorim nga një ekip profesional dhe bashkëpunues;
Përfshirje në procese reale financiare dhe administrative;
Ambient pune profesional, dinamik dhe bashkëpunues;
Mundësi për zhvillim profesional të vazhdueshëm dhe trajnim praktik;
Mundësi për rritje dhe avancim në karrierë.