Përshkrimi
Nën drejtimin e Shefit të Sigurisë, kjo pozitë mbikëqyr përmes kamerave të sigurisë të gjitha njësitë e kompanisë në lidhje me veprimtaritë e tyre të përditshme. Çdo çështje problematike ose element i dyshimtë i raportohet Shefit të Sigurisë.
Detyrat
- Vëzhgon punonjësit dhe klientët e njësive përkatëse për veprime të dyshimta dhe sjellje që nuk përputhen me etikën në vendin e punës.
- Informon eprorin për ndërhyrjet që duhen ndërmarrë.
- Ndjek me kujdes sistemin e faturimit të klientëve nga personat përgjegjës të kasave.
- Mbikëqyr me përgjegjësi procesin e grumbullimit të xhiros ditore nga personat përgjegjës dhe, nëse lindin dyshime, njofton menjëherë eprorin.
- Evidenton dhe raporton çdo incident që lidhet me punonjës ose klientë problematikë, duke e përcjellë te eprori.
- Kujdeset që monitorimi i njësive të realizohet në mënyrë sa më të paanshme.
- Harton raporte të hollësishme për aktivitetet ditore të njësive dhe i raporton eprorit çdo incident ose aksident.
- Mbron integritetin dhe konfidencialitetin e të gjithë informacionit të siguruar gjatë monitorimit të njësive, në përputhje me standardet e cilësisë dhe legjislacionin.
- Jep kontribut në rritjen e cilësisë së monitorimit dhe në mbarëvajtjen e punës.
- Mban komunikim profesional me kolegët, eprorin dhe palët e treta.
- Zbaton edhe detyra të tjera të veçanta që përcaktohen nga Shefi i Sigurisë.
Kualifikimet
- Diplomë e arsimit të mesëm ose të lartë.
- Përvoja e punës konsiderohet përparësi, por nuk është kusht i domosdoshëm.
- Aftësi të mira për vërejtjen e detajeve.
- Shkathtësi të mira për bashkëpunim dhe ndërveprim.
- Aftësi të mira udhëzuese.
- Aftësi të mira komunikimi.