Përshkrimi
Nën drejtimin e Magazinierit, kjo pozitë merret me menaxhimin e të gjitha produkteve që hyjnë dhe dalin nga magazina. Roli përfshin kujdesin për saktësinë procedurale të dokumentacionit dhe bashkëpunimin me stafin tjetër të magazinës, në mënyrë që produktet të sistemohen brenda afateve të përcaktuara.
Detyrat
- Rregullon dhe organizon të gjitha produktet që gjenden në hapësirën e magazinës.
- Kryen inventarizimin e produkteve në magazinë dhe njofton Magazinierin për çdo mospërputhje të mundshme.
- Përkujdeset për vendosjen, sistemimin dhe administrimin e të gjitha materialeve të magazinuara.
- Lëviz materiale ose produkte nga magazina vetëm mbi bazën e një kërkese të miratuar nga Magazinieri.
- Siguron që dokumentacioni për hyrjen dhe daljen e materialeve, përfshirë fletëhyrjet, fletëdaljet dhe procesverbalet, të plotësohet në mënyrë të rregullt dhe në përputhje me procedurat.
- Verifikon që çdo faturë të jetë e nënshkruar nga personi që pranon mallin në dorëzim.
- Kujdeset për ruajtjen e gjendjes së mirë të produkteve, duke respektuar kushtet teknike të nevojshme për secilin prej tyre.
- Zbaton itineraret e shpërndarjes së materialeve dhe produkteve, të përcaktuara nga Magazinieri.
- Raporton çdo ditë te eprori i drejtpërdrejtë.
Kualifikimet
- Diplomë e shkollës së mesme.
- Shkathtësi shumë të mira në komunikim.
- Aftësi për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht dhe për të ruajtur organizimin në punë.
- Shkathtësi të mira në administrimin e kohës.
- Aftësi të mira për bashkëpunim dhe ndërveprim me të tjerët.