Magazinieri
Përshkrimi: Magazinieri është përgjegjës për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e mallrave apo materialeve të magazinës (inventare), përfshirë sasitë dhe cilësitë fiziko-teknike të tyre. Planifikon dhe koordinon të gjithë veprimtarinë e nevojshme për marrjen e mallrave në dorëzim, lëvizjet në sasi ose për daljen e tyre nga magazina, konform dokumenteve përkatës. Shfrytëzon më së miri hapësirat, krijon apo përmirëson kushtet në magazina me qëllim ruajtjen e sasive optimale dhe cilësisë së mallrave dhe materialeve.
Detyrat:
- Është përgjegjës materialisht që sasitë fizike të mallrave apo materialeve në magazinë të jenë në përputhje me dokumentacionin mbështetës (ligjor) për hyrje-daljet;
- Mbikëqyr aktivitetin ditor dhe shpërndan detyrat për punonjësit e magazinës;
- Merr informacion për planin e lëvizjes së mallrave ose materialeve dhe koordinon punën për pranim-dorezimin dhe hyrje-daljet sipas orareve;
- Sigurohet që lëvizja e mallrave bëhet e mbështetur me dokumenta përkatës (fatura blerje/shitje, fatura shoqërimi, urdhër-transferta) dhe firmos pranim-dorezimin;
- Informon menjëherë mbikëqyrësit përkatës nëse mallrat apo materialet nuk janë në përputhje me dokumentat mbështetës (porosia, fatura, urdhër-transferta, etj);
- Bën procesverbale diferencash gjatë procesit të pranim-dorezimit ose kthen në origjinë mallrat apo materialet që nuk janë konform porosive apo kontratave;
- Regjistron në kohë reale transaksionet për lëvizjet e magazinës në sistemin kompjuterik, sipas të drejtave të përdorimit dhe instruksioneve nga mbikëqyrësit;
- Përgatit dokumentat e magazinës për veprimet si fletë-hyrje, fletë-dalje, transferim, procesverbale, etj. Ruajnë një kopje të dokumentacionit në arkivën e magazinës;
- Sipas instruksioneve, dërgon elektronikisht (në çdo rast, jo më larg se fundi i çdo dite pune) dokumentacionin e lëvizjeve ditore, pranë departamentit të Financës;
- Kujdeset për ruajtjen e mallrave/materialeve brenda magazinës, duke përfshirë sistemimin në vendin e caktuar, ruajtjen në kushtet e temperaturës, lagështisë, paketimet (nëse kërkohet), etj., duke minimizuar humbjet nga dëmtimet apo prishja;
- Monitoron sasitë kritike minimale apo maksimale, sipas instruksioneve dhe paralajmëron menaxherët përkatës për sasitë jo-optimale të mallrave apo materialeve;
- Bën inventarizimin e paplanifikuar të mallrave apo materialeve për t'u siguruar se sasitë përputhen me dokumentacionet e hyrje-daljeve;
- Merr pjesë në inventarët e kërkuar nga Zyra Qendrore apo departamenti i Financës dhe mban përgjegjësi zyrtare duke nënshkruar procesverbalet përkatës;
- Përgatit raporte dhe jep feedback të shpejtë për Departamentin e Financës apo Mbikëqyrësin, kur i kërkohet.
Kualifikimet:
- Diplomë e arsimit të lartë, e preferueshme diplomë e Fakultetit Ekonomik;
- Të paktën 2 vite eksperiencë si Magazinier ose në profile të ngjashme;
- Të ketë njohuri në programet financiare për menaxhimin e magazinës;
- Të ketë njohuri të mira të paketës "Office";
- E preferueshme të njohë specifikat e produkteve të magazinës;
- Të jetë person me integritet dhe etikë në punë;
- Aftësi të mira organizuese dhe komunikuese.
Dokumentet e kërkuara:
Shënime:
Përshkrimi i punës nuk është gjithëpërfshirës. Punonjësit mund të kryejnë të tjera detyra në lidhje me këtë pozicion për sa kohë ato plotësojnë nevojat e organizatës.