Titulli: Magazinier
Përshkrimi
Magazinieri eshte pergjegjes per ruajtjen dhe mirembajtjen e mallrave apo materialeve te magazines (Inventare), perfshire sasite dhe cilesite fiziko-teknike te tyre. Planifikon dhe koordinon te gjithe veprimtarine e nevojshme per marrjen e mallrave ne dorezim, levizjet ne sasi ose per daljen e tyre nga magazina, konform dokumentave perkates. Shfrytezon me se miri hapesirat, krijon apo permireson kushtet ne magazina me qellim ruajtjen e sasive optimlae dhe cilesise se mallrave dhe materialeve.
Detyrat
- Eshte pergjegjes materialisht qe sasite fizike te mallrave apo materialeve ne magazine te jene ne perputhje me dokumentacionin mbeshtetes (ligjor) per hyrje-daljet
- Mbikqyr aktivitetin ditor dhe shperndan detyrat per punonjesit e magazines
- Merr informacion per planin e levizjes se mallrave ose materialeve dhe koordionon punen per pranim-dorezimin dhe hyrje-daljet sipas orareve
- Sigurohet se levizja e mallrave behet e mbeshtetur me dokumenta perkates (fatura blerje/shitje, fatura shoqerimi, urdher-transferta) dhe firmos pranim-dorezimin
- Informon menjehere mbikqyresit perkates nese mallrat apo materialet nuk jane ne perputhje me dokumentat mbeshtetes (porosia, fatura, urdher-transferta, etj)
- Ben procesverbale diferencash gjate procesit te pranim-dorezimit ose kthen ne origjine mallrat apo materialet qe nuk jane konform porosive apo kontratave
- Regjistron ne kohe reale transaksionet per levizjet e magazines ne sistemin kompjuterik, sipas te drejtave te perdorimit dhe instruksioneve nga mbikqyresit
- Pergatit dokumentat e magazines per veprimet si flete-hyrje, flete-dalje, transferim, procesverbale, etj. Ruan nje kopje te dokumentacionit ne arkiven e magazines
- Sipas instruksioneve, dergon elektronikisht (ne cdo rast, jo me larg se fundi i cdo dite pune) dokumentacionin e levizjeve ditore, prane departamentit te Finances
- Kujdeset per ruajtjen e mallrave/materialeve brenda magazines, duke perfshire sistemimin e ne vendin e caktuar, ruajtjen ne kushtet e temperatures, lageshtise, paketimet (nese kerkohet), etj, duke minimizuar humbjet nga demtimet apo prishja
- Monitoron sasite kritike minimale apo maksimale, sipas instruksioneve dhe paralajmeron menaxheret perkates per sasite jo-optimale te mallrave apo materialeve
- Ben inventarizimin e paplanifikuar te mallrave apo materialeve per tu siguruar se sasite perputhen me dokumentacionet e hyrje-daljeve
- Merr pjese ne inventaret e kerkuar nga Zyra Qendore apo departamenti i Finances dhe mban pergjegjesi zyrtare duke nenshkruar procesverbalet perkates
- Pergatit raporte dhe jep feedback te shpejte per Departamentin e Finances apo Mbikqyresit, kur i kerkohet
Kualifikimet
- Diplome e arsimit te larte, e preferueshme diplome e Fakultetit Ekonomik
- Te pakten 2 vite eksperience si Magazinier ose ne profile te ngjashme
- Te kete njohuri ne programet financiare per menaxhimin e magazines
- Te kete njohuri te mira te paketes “Office''
- E preferueshme te njohe specifikat e produkteve te magazines
- Te jete person me integritet dhe etike ne pune
- Aftesi te mira organizuese dhe komunikuese
Dokumentet e kërkuara
Shënim
Ky përshkrim pune nuk është gjithëpërfshirës. Punonjësit mund të kryejnë të tjera detyra në lidhje me këtë pozicion për sa kohë ato plotësojnë nevojat e organizatës.