• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Nona shpk

Magazinier NONA QTU

Nona shpk
Apliko
Transport & LogjistikeTiranë2 javë më parëFull Time

Titulli i punës: Magazinier

Përshkrimi:
Magazinieri është përgjegjës për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e mallrave apo materialeve të magazinës (inventare), përfshirë sasinë dhe cilësitë fiziko-teknike të tyre. Planifikon dhe koordinon të gjithë veprimtarinë e nevojshme për marrjen e mallrave në dorëzim, lëvizjet në sasi ose për daljen e tyre nga magazina, në përputhje me dokumentet përkatëse. Shfrytëzon me së miri hapësirat, krijon apo përmirëson kushtet në magazina me qëllim ruajtjen e sasive optimale dhe cilësisë së mallrave dhe materialeve.

Detyrat:

  • Është përgjegjës materialisht që sasitë fizike të mallrave apo materialeve në magazinë të jenë në përputhje me dokumentacionin mbështetës (ligjor) për hyrje-daljet
  • Mbikëqyr aktivitetin ditor dhe shpërndan detyrat për punonjësit e magazinës
  • Merr informacion për planin e lëvizjes së mallrave ose materialeve dhe koordinon punën për pranim-dorezimin dhe hyrje-daljet sipas orareve
  • Sigurohet se lëvizja e mallrave bëhet e mbështetur me dokumenta përkatëse (fatura blerje/shitje, fatura shoqërimi, urdhër-transfertë) dhe firmos pranim-dorezimin
  • Informon menjëherë mbikëqyrësit përkatës nëse mallrat apo materialet nuk janë në përputhje me dokumentat mbështetës (porosia, fatura, urdhër-transfertë, etj)
  • Bën procesverbale diferencash gjatë procesit të pranim-dorezimit ose kthen në origjinë mallrat apo materialet që nuk janë konform porosive apo kontratave
  • Regjistron në kohë reale transaksionet për lëvizjet e magazinës në sistemin kompjuterik, sipas të drejtave të përdorimit dhe instruksioneve nga mbikëqyrësit
  • Përgatit dokumentat e magazinës për veprimet si fletë-hyrje, fletë-dalje, transferim, procesverbale, etj. Ruajnë një kopje të dokumentacionit në arkivën e magazinës
  • Sipas instruksioneve, dërgon elektronikisht dokumentacionin e lëvizjeve ditore pranë departamentit të Financës (jo më larg se fundi i çdo dite pune)
  • Kujdeset për ruajtjen e mallrave/materialeve brenda magazinës, duke përfshirë sistemimin në vendin e caktuar, ruajtjen në kushtet e temperaturës, lagështisë, paketimet (nëse kërkohet), etj., duke minimizuar humbjet nga dëmtimet apo prishja
  • Monitoron sasitë kritike minimale apo maksimale, sipas instruksioneve dhe paralajmëron menaxherët përkatës për sasitë jo-optimale të mallrave apo materialeve
  • Bën inventarizimin e paplanifikuar të mallrave apo materialeve për t'u siguruar se sasitë përputhen me dokumentacionet e hyrje-daljeve
  • Merr pjesë në inventarët e kërkuar nga Zyra Qendrore apo departamenti i Financës dhe mban përgjegjësi zyrtare duke nënshkruar procesverbalet përkatëse
  • Përgatit raporte dhe jep feedback të shpejtë për Departamentin e Finances apo Mbikëqyrësin, kur i kërkohet

Kualifikimet:

  • Diplomë e arsimit të lartë, e preferueshme diplomë e Fakultetit Ekonomik
  • Të paktën 2 vite eksperiencë si Magazinier ose në profile të ngjashme
  • Të ketë njohuri në programet financiare për menaxhimin e magazinës
  • Të ketë njohuri të mira të paketës “Office”
  • E preferueshme të njohë specifikat e produkteve të magazinës
  • Të jetë person me integritet dhe etikë në punë
  • Aftësi të mira organizuese dhe komunikuese

Shënime:
Ky përshkrim pune nuk është gjithëpërfshirës. Punonjësit mund të kryejnë të tjera detyra në lidhje me këtë pozicion për sa kohë ato plotësojnë nevojat e organizatës.