Punonjës në kasë
Përshkrimi:
Nën mbikëqyrjen e Menaxherit pret faturat tatimore për të gjithë produktet që porositen nga klientët. Realizon të gjitha metodat e pagesave (kartë kredit, CASH). Kujdeset që të regjistrojë çdo transaksion në kompjuter dhe të ruajë kopje të kuponave tatimor. Shmang sa më shumë gabime gjatë prerjes së faturave. Mirëmban kasën dhe sigurohet që ajo funksionon ashtu si duhet.
Detyrat:
- Zotëron njohuri të plotë të menusë në mënyrë të tillë që të pres saktë faturat.
- Njeh shumë mirë kasën dhe sistemin e prerjes së faturave në kasë.
- Kontrollon porosinë që klienti ka zgjedhur dhe pret faturën në përputhshmëri me ushqimin e përzgjedhur.
- Pajis klientët me faturë tatimore dhe kusur, duke u kujdesur që të shmangen gabimet e mundshme.
- Realizon pagesat me POS në rastet kur klientët paguajnë me kartë.
- Kujdeset për arkëtimin e lekëve dhe evidentimin e valutës fallco.
- Ruan faturat e prera gabim së bashku me POS dhe i dërgon ato te Zyrat Qëndrore.
- Rakordon me kasierin e turnit shumën e xhiros ditore duke përfshirë të gjitha pagesat e realizuara me kartë krediti dhe cash.
- Numëron dhe depoziton xhiron ditore në fund të turnit.
- Raporton çdo mospërputhje financiare tek Menaxheri.
- Sigurohet që kasa të mos qëndrojë asnjëherë pa letër.
- Raporton menjëherë te IT në rastet kur kasa shfaq probleme teknike.
- Suporton në përgatititjen e listës së furnizimeve për ditët në vazhdim dhe e dërgon listën te magazinieri.
- Rimbush frigoriferët afër kasës me pije dhe ua shërben klientëve kur kërkohet nga ana e tyre.
- Mban pastër banakun afër kasës.
- Zbaton detyra të tjera specifike që mund t’i jepen nga Menaxheri.
Kualifikimet:
- Diplomë e shkollës së lartë.
- Eksperiencë 1-vjeçare si punonjës në kasë.
- Njohje të gjuhës Angleze.
- Aftësi për të punuar nën presion dhe ambjente me zhurmë.
- Aftësi të mira dëgjuese.
- Aftësi për të mbajtur një nivel të lartë përqëndrimi.
- Aftësi të mira bashkëpunuese dhe bashkëvepruese.
- Aftësi të mira komunikuese.
Dokumentet e kërkuara:
Shënime:
SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithëpërfshirës. Punonjësit mund të kryejnë të tjera detyra në lidhje me këtë pozicion për sa kohë ato plotësojnë nevojat e organizatës.