• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
NOA

Team Leader i Degës Digjitale

NOA
Apliko
ShitjeTiranë4 javë më parëFull Time

Përshkrimi:

  • Përgjegjës për ofrimin e shërbimeve digjitale cilësore për klientët, duke mbështetur dhe monitoruar vazhdimisht standardet e shërbimit.
  • Përgjegjës për të udhëhequr ekipin drejt arritjes së objektivave duke propozuar dhe zbatuar strategji inovative për rritjen e shitjeve dhe përdorimin e kanaleve digjitale të bankës.

Detyrat:

  • Siguron arritjen e objektivave të shitjes për gjithë njësinë;
  • Sugjeron strategji për rritjen e shitjeve;
  • Monitoron dhe vlerëson performancën ditore të ekipit për arritjen e objektivave të shitjes në gjenerimin e leads, normës së konvertimit, volumet e shitjes, cilësisë së shërbimit, etj;
  • Siguron përputhshmëri absolute;
  • Siguron zbatimin korrekt të teksteve duke mbështetur ekipin në identifikimin e mundësive të reja për Cross dhe Up-sell;
  • Siguron zbatimin e politikave, rregulloreve të brendshme dhe standardeve të përputhshmërisë;
  • Përgatit dhe implementon në bashkëpunim me Drejtuesin e Departamentit programe trajnimi, materiale mbështetëse për zhvillim, rifreskim dhe orientim të punonjësit të ri;
  • Mbështet dhe trajnon stafin (ekzistues dhe të ri);
  • Analizon dhe propozon plan veprimi mbi përmirësimin e proceseve operacionale, efektivitetin në komunikim dhe rritjen e aftësive në shitje;
  • Shërben si pikë referimi për eskalim dhe adresim të rasteve sensitive;
  • Jep feedback të strukturuar dhe plan veprimi individual për përmirësim konkret.

Kualifikimet:

  • Minimumi 2 vite eksperiencë e mëparshme në shërbime financiare ose profile të ngjashme, me fokus bankingun digjital;
  • Eksperiencë në drejtimin e ekipeve dhe motivimin e stafit;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe ndërpersonale;
  • Aftësi coaching & trajnuese të shkëlqyera;
  • Njohuri të avancuara të produktit të kredisë;
  • Diplomë Universitare e preferueshme në Ekonomi ose fusha të tjera të ngjashme;

Dokumentet e kërkuara:

  • CV e përditësuar
  • Letër motivimi për pozicionin përkatës

Afati i aplikimit:

  • 23 Prill 2026

Shënime:

  • Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.