Përshkrimi
Manaxheri i Produkteve mban përgjegjësinë për hartimin e strategjive të produkteve bankare për Njësinë e Biznesit NOA mikrofinancë. Pozicioni drejton zhvillimin, hedhjen në treg dhe administrimin e produkteve financiare, me synim që ato të jenë konkurruese dhe të përputhshme me kërkesat e tregut.
Fokusi kryesor:
- Analiza e tregut: Vlerëson nevojat e klientëve dhe situatën e konkurrencës për të zbuluar mundësi të reja.
- Zhvillimi i produkteve: Koncepton dhe sjell në treg produkte të reja financiare.
- Monitorimi i performancës: Ndjek treguesit kryesorë të suksesit dhe rekomandon përmirësime.
- Bashkëpunimi: Koordinohet ngushtë me ekipet e shitjeve dhe degët për vendosjen e duhur të produkteve në treg.
Detyrat
- Realizon analiza mbi nevojat e klientëve, vlerëson konkurrencën dhe kryen kërkime tregu për të sjellë produkte të reja specifike si edhe oferta sezonale.
- Zbulon mundësi të reja dhe projekton produkte e shërbime financiare, duke bashkëpunuar me ekipe të tjera për t’i prezantuar ato në treg.
- Bën vlerësime të produktivitetit dhe sugjeron ndryshime sa herë që kërkohet për arritjen e objektivave të segmentit.
- Mbikëqyr nga afër treguesit kryesorë të performancës së produktit në degë, përgatit raporte dhe ndërmerr masa korrigjuese kur paraqitet nevoja.
- Shqyrton sjelljen e klientëve dhe raporton për rezultatet e fushatave, ndërsa bashkëpunon me ekipet e marketingut dhe shitjeve për integrim sa më efektiv të CRM.
- Punon ngushtë me Degët për të kuptuar mënyrën se si produkti duhet të pozicionohet dhe të përshtatet me tregun.
- Jep kontribut maksimal në Manaxhimin e Projekteve brenda kompanisë me qëllim zgjerimin e gamës së produkteve dhe shërbimeve financiare për klientët; këto iniciativa mund të përfshijnë bashkë-zhvillim me partnerë ose nisma të brendshme inovacioni.
Kualifikimet
- Të paktën 5 vite përvojë në zhvillimin e produkteve në institucione financiare/bankë ose 3 vite përvojë në një rol manaxherial në shitje/produkte.
- Njohuri të thelluara mbi produktet e kredisë dhe aftësi për të prezantuar e shitur koncepte komplekse.
- Përvojë në lançimin e produkteve të reja.
- Diplomë universitare në Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të afërta.
Dokumentet e kërkuara
- CV e përditësuar.
- Letër motivimi për pozicionin përkatës.