• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
NOA

Drejtor i Shitjeve për Segmentin Agro

NOA
Apliko
ShitjeTiranë5 ditë më parëFull Time

Përshkrimi

Drejtori i Shitjeve për Segmentin Agro mban përgjegjësi për zgjerimin e portofolit agro të institucionit, për hedhjen në treg të produkteve dhe shërbimeve të reja, si edhe për garantimin që secili klient të përfitojë zgjidhje financiare që i sjellin vlerë biznesit të vet.

Fokusi kryesor:

  1. Udhëheq shitjet dhe administrimin aktiv të strukturave përkatëse me përqendrim në sektorin agro;
  2. Zhvillon lidhje me agrobiznese dhe fermerë në të gjithë Shqipërinë përmes zbatimit të planeve konkrete të rrjetëzimit;
  3. Mban marrëdhënie me institucionet përkatëse vendase dhe ndërkombëtare për tërheqjen e skemave të ndryshme të garancive dhe financimeve me fokus në agrikulturë, green transition dhe efiçencë energjie.

Detyrat

  • Strategjia e shitjeve: Përgatit dhe vë në zbatim plane shitjeje për realizimin e objektivave të segmentit agro, në bashkëpunim me rrjetin e shitjeve dhe me institucione të ndryshme lokale ose ndërkombëtare, si edhe krijon e ruan bashkëpunimin me institucionet vendase;
  • Zgjerimi i portofolit: Zbulon mundësi të reja rrjetëzimi, sjell produkte të përshtatura dhe kontribuon në rritjen e shitjeve;
  • Menaxhimi i klientëve: Krijon marrëdhënie të qëndrueshme, duke rritur kënaqësinë dhe besnikërinë e klientelës;
  • Trajnimi në shitje: Mbështet ekipet e degëve në zhvillimin e aftësive të shitjes, duke i pajisur me teknika që ndihmojnë në mbylljen më efikase të marrëveshjeve;
  • Performanca në shitje: Përmbush objektivat e shitjes, raporton rezultatet dhe ndërmerr masa korrigjuese për të siguruar realizimin e synimeve.

Kualifikimet

  • Të paktën 5 vite përvojë në shitje në sektorin financiar/bankar, me fokus agro;
  • Përvojë në drejtimin e ekipeve të shitjes dhe në lançimin e produkteve të reja;
  • Aftësi të theksuara në analizën e kredisë dhe vlerësimin e rrezikut;
  • Njohuri të avancuara mbi produktet agro dhe aftësi për të shitur koncepte komplekse;
  • Diplomë universitare në Ekonomi, Administrim Biznesi, Agro ose në fusha të ngjashme.

Dokumentet e kërkuara

  • CV e përditësuar;
  • Letër motivimi për pozicionin përkatës.