Përshkrimi
Drejtori i Shitjeve për Segmentin Agro mban përgjegjësi për zgjerimin e portofolit agro të institucionit, për sjelljen në treg të produkteve dhe shërbimeve të reja, si edhe për ofrimin e zgjidhjeve financiare që i krijojnë vlerë secilit klient në aktivitetin e tij.
Fokus kryesor:
- Udhëheq shitjet dhe menaxhimin aktiv të strukturave përkatëse, me theks të veçantë te segmenti agro.
- Zhvillon lidhje të qëndrueshme me agrobiznese dhe fermerë në të gjithë Shqipërinë përmes zbatimit të planeve konkrete të rrjetëzimit.
- Mirëmban bashkëpunimin me institucionet përkatëse vendore dhe ndërkombëtare për të tërhequr skema të ndryshme garancish dhe financimesh, me fokus në bujqësi, green transition dhe efiçencë energjie.
Detyrat
- Strategji shitjesh: Përgatit dhe vë në zbatim plane shitjeje për përmbushjen e objektivave të segmentit agro, në koordinim me rrjetin e shitjes dhe me institucione lokale apo ndërkombëtare, duke ngritur dhe ruajtur bashkëpunime me institucionet vendore.
- Rritje portofoli: Zbulon mundësi të reja për rrjetëzim, propozon produkte të përshtatura dhe kontribuon në rritjen e shitjeve.
- Menaxhim klientësh: Krijon marrëdhënie të forta me klientët, duke rritur nivelin e kënaqësisë dhe besnikërisë së tyre.
- Trajnim shitjesh: Mbështet ekipet e degëve në zhvillimin e aftësive të shitjes dhe i pajis me teknika që ndihmojnë në mbylljen më efikase të marrëveshjeve.
- Performancë shitjesh: Përmbush objektivat e shitjes, raporton rezultatet dhe merr masa korrigjuese për garantimin e arritjes së synimeve.
Kualifikimet
- Të paktën 5 vite përvojë në shitje në sektorin financiar/bankar, me fokus agro.
- Përvojë në drejtimin e ekipeve të shitjes dhe në hedhjen në treg të produkteve të reja.
- Aftësi të mira në analizën e kredisë dhe në vlerësimin e rrezikut.
- Njohuri të thelluara mbi produktet agro dhe aftësi për të shitur koncepte komplekse.
- Diplomë universitare në Ekonomi, Administrim Biznesi, Agro ose në fusha të ngjashme.
Dokumentet e kërkuara
- CV e përditësuar.
- Letër motivimi për pozicionin përkatës.