KONKURS PUNE
Kompania: NNT ABC SHPK
Selia: Prishtinë, Kosovë
Veprimtaria: Kompani ndërtimore me përvojë të gjatë dhe të dëshmuar në tregun e punës në Republikën e Kosovës
NNT ABC SHPK ka hapur konkurs pune për plotësimin e kësaj pozite.
Niveli i kualifikimit: Bachelor ose Master (MSc)
Drejtimet:
- Inxhinieri e Ndërtimtarisë
- Inxhinieri Konstruktive
- Inxhinieri e Komunikacionit
- Arkitekturë
Gjinia: M/F
Kushtet e përvojës së punës (të detyrueshme):
- Kandidatët me Bachelor mund të aplikojnë edhe pa përvojë pune.
- Kandidatët me Master (MSc) / Inxhinier duhet të kenë së paku 5 (pesë) vite përvojë pune pas diplomimit.
Kërkesat e përgjithshme:
- Kërkohet diplomë përkatëse në drejtimin për të cilin aplikohet.
- Nevojitet përvojë profesionale dhe relevante në fushën përkatëse.
- Kërkohen aftësi të mira organizative, teknike dhe analitike.
- Kandidati duhet të jetë i aftë për punë në ekip dhe për komunikim profesional.
- Përparësi do t’u jepet kandidatëve që kanë përfunduar certifikata dhe trajnime profesionale.
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
- CV (Curriculum Vitae)
- Kopje e diplomës
- Referenca që vërtetojnë përvojën e punës
- Çdo certifikatë ose trajnim i përfunduar, nëse ka
Vetëm kandidatët që i përmbushin kriteret e përcaktuara do të kontaktohen për intervistë.