NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall konkurs
Ekspert Auditor i Teknologjisë së Informacionit (një vend pune)
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara
- Kërkohet diplomë universitare në fushën e teknologjisë informative ose në drejtime të tjera përkatëse.
- Përparësi kanë kandidatët me të paktën 3 vite përvojë pune në banka ose në institucione të tjera financiare.
- Vlerësohen certifikimet ndërkombëtare në auditimin e TI-së, si CISA, pakete ISO/IEC 27000 – Internal apo Lead auditor, ISO 19011:2018, etj.
- Nevojiten njohuri në auditimin e sistemeve të informacionit, përfshirë qeverisjen në TI dhe menaxhimin e TI-së/COBIT.
- Kërkohet njohje e sistemeve për menaxhimin e sigurisë së informacionit dhe të menaxhimit të të dhënave.
- Kërkohet njohuri për standardet ISO, NIST, FFIEC.
- Nevojiten aftësi të mira komunikimi dhe shkrimi.
- Kërkohen shkathtësi shumë të mira komunikuese.
- Kërkohet nivel i lartë i gjuhës angleze, si në të folur ashtu edhe në të shkruar.
Përshkrimi i detyrave të vendit të punës
- Harton dhe zbaton parimet profesionale si dhe standardet e auditimit të brendshëm.
- Bën planifikimin e përgjithshëm të auditimeve në fushën e IT-së.
- Menaxhon realizimin e auditimeve në fushën e IT-së.
- Mbikëqyr zbatimin e rekomandimeve që dalin nga raportet e auditimit.
- Ofron këshillim për menaxhmentin dhe punonjësit.
- Kryen detyra profesionale dhe organizative me shkallë më të lartë kompleksiteti.
- Koordinon dhe udhëheq ekipe.
- Jep propozime për përmirësime dhe/ose i zbaton ato.
- Mbështet mentorimin dhe transferimin e njohurive.
- Koordinon, mbikëqyr dhe monitoron procesin e punës.
- Merr pjesë në projekte ekipore dhe në grupe pune.
Dokumentet e kërkuara
- Kopja e diplomës së kualifikimit.
- CV-ja.
Vetëm kandidatët që përmbushin kualifikimet dhe aftësitë e përcaktuara në këtë konkurs do të ftohen në fazën e përzgjedhjes.