• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Neptun

Zëvendës/e Menaxher/e Dyqani (Prizren)

Neptun
Apliko
ShitjePrizren3 javë më parëFull Time

Neptun Kosova sh.p.k, pjesë e Balfin Group, vepron në fushën e tregtimit të pajisjeve elektroshtëpiake.

Pozita: Zëvendës/e Menaxher/e Dyqani
Vendodhja: Prizren

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Ofron mbështetje për menaxherin e dyqanit në organizimin dhe mbikëqyrjen e proceseve të përditshme, me qëllim ruajtjen e efikasitetit dhe mbarëvajtjes së punës.
  • Përcjell rezultatet e shitjes dhe ndihmon në përmbushjen e objektivave dhe targeteve mujore të kompanisë.
  • Mbikëqyr veprimtaritë dhe lëvizjet ditore në dyqan, duke përfshirë stokun, inventarin dhe proceset operative, për të siguruar saktësi dhe rregull.
  • Planifikon, bashkërendon dhe motivon ekipin për të përmirësuar produktivitetin, bashkëpunimin dhe cilësinë e shërbimit për klientët.
  • Kontribuon në krijimin e një përvoje pozitive për klientët përmes komunikimit të qartë, mbështetjes së stafit dhe trajtimit efektiv të situatave apo ankesave.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në një fushë përkatëse.
  • Së paku 3 vite përvojë pune në menaxhim ose në mbikëqyrjen e një pike shitëse.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze, si në të folur ashtu edhe në të shkruar.
  • Aftësi për të menaxhuar stresin dhe për të punuar me efikasitet nën presion.
  • Shkathtësi të mira ndërpersonale, komunikim shumë të mirë, vëmendje ndaj detajeve dhe motivim të lartë profesional.

Neptun Kosova sh.p.k ofron:

  • Trajnime të vazhdueshme.
  • Pagë të bazuar në meritë dhe vlerësim të performancës, si edhe bonuse tërheqëse për realizimin e objektivit mujor.
  • Mjedis shumë të mirë pune në një dyqan modern.
  • Mundësi zhvillimi profesional në një kompani me rritje dinamike.