• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Neptun

Përgjegjës/e Ndërrimi Dyqani (Prizren)

Neptun
Apliko
ShitjePrizren3 javë më parëFull Time

Neptun Kosova sh.p.k, pjesë e Balfin Group, vepron në fushën e tregtimit të pajisjeve elektroshtëpiake.

Pozita: Përgjegjës/e Ndërrimi Dyqani

Vendodhja: Prizren

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Udhëheq dhe bashkërendon veprimtaritë e përditshme të sektorit përkatës në dyqan, duke siguruar mbarëvajtje efikase dhe organizim të duhur të punës.
  • Përkrah ekipin në arritjen e synimeve të shitjes dhe ndjek ecurinë ditore të performancës së sektorit.
  • Mbikëqyr stokun, inventarin dhe qarkullimin e produkteve me qëllim që të ruhet saktësia dhe rregulli në sektorin përkatës.
  • Organizon dhe inkurajon ekipin gjatë ndërrimit për të përmirësuar produktivitetin dhe cilësinë e shërbimit për klientët.
  • Kujdeset që klientët të kenë përvojë pozitive përmes komunikimit profesional dhe trajtimit efikas të situatave ose ankesave.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në një fushë përkatëse ose studime në përfundim.
  • Të paktën 3 vite përvojë pune në shitje ose në role të ngjashme.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze, si në të folur ashtu edhe në të shkruar.
  • Aftësi për të menaxhuar stresin dhe për të punuar me efikasitet nën presion.
  • Shkathtësi të mira ndërpersonale, komunikim shumë i mirë, vëmendje ndaj detajeve dhe motivim i lartë profesional.

Neptun Kosova sh.p.k ofron:

  • Trajnime të vazhdueshme.
  • Pagë të mbështetur në meritë dhe vlerësim të performancës, si edhe bonuse tërheqëse për përmbushjen e objektivit mujor.
  • Mjedis shumë të mirë pune në një dyqan modern.
  • Perspektivë zhvillimi profesional në një kompani me rritje dinamike.

Afati i aplikimit: 15.06.2026