• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Neptun

Menaxher/e Dyqani (Prizren)

Neptun
Apliko
Biznes & MenaxhimPrizren3 javë më parëFull Time

Neptun Kosova sh.p.k, pjesë e Balfin Group, ushtron veprimtari në tregtimin e pajisjeve elektroshtëpiake.

Pozita e hapur është Menaxher/e Dyqani me vendndodhje në Prizren.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Udhëheq dhe mbikëqyr operacionet e përditshme të dyqanit, duke siguruar mbarëvajtje efikase dhe organizim të mirë të proceseve të punës.
  • Ndjek ecurinë e shitjeve dhe vlerëson rezultatet për të mbështetur realizimin e objektivave dhe caqeve mujore të kompanisë.
  • Mbikëqyr aktivitetet dhe lëvizjet e përditshme në dyqan, përfshirë stokun, inventarin dhe procedurat operative, me qëllim ruajtjen e saktësisë dhe rendit.
  • Organizon, bashkërendon dhe përkrah ekipin për të përmirësuar produktivitetin, frymën e bashkëpunimit dhe cilësinë e shërbimit për klientët.
  • GarantON një përvojë të mirë për klientët përmes menaxhimit profesional të stafit, komunikimit të qartë dhe trajtimit efikas të situatave apo ankesave.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në një fushë përkatëse.
  • Së paku 3 vite përvojë pune në role menaxheriale ose udhëheqëse.
  • Njohje të mira të gjuhës angleze, si në të folur ashtu edhe në të shkruar.
  • Aftësi për të menaxhuar stresin dhe për të punuar me efikasitet nën presion.
  • Aftësi të zhvilluara ndërpersonale, komunikim shumë i mirë, vëmendje ndaj detajeve dhe motivim i lartë profesional.

Neptun Kosova sh.p.k ofron:

  • Trajnime të vazhdueshme.
  • Pagë të bazuar në merita dhe në vlerësimin e performancës, si dhe bonuse tërheqëse për arritjen e objektivit mujor.
  • Ambient shumë të mirë pune në një dyqan modern.
  • Mundësi për zhvillim në karrierë brenda një kompanie me rritje dinamike.

Afati i aplikimit është 15.06.2026.