Neptun Kosova sh.p.k bën pjesë në Balfin Group dhe operon në fushën e tregtimit të pajisjeve elektroshtëpiake.
- Pozita: Këshilltar/e i/e Shitjes
Vendndodhja: Prishtinë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Arrin objektivat mujore të shitjes duke përmbushur synimet ditore dhe javore të përcaktuara nga kompania.
- Ofron shërbim profesional dhe komunikim cilësor për klientët, në përputhje me standardet e kompanisë.
- Përkujdeset për renditjen, mirëmbajtjen dhe vendosjen e produkteve në sektorin përkatës.
- Trajton ankesat dhe vërejtjet e klientëve në mënyrë profesionale dhe efikase.
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë e shkollës së mesme, ndërsa diploma universitare konsiderohet përparësi.
- Përvojë pune në shitje me pakicë ose në role të ngjashme.
- Aftësi për punë në ekip dhe përballim të situatave nën presion.
- Shkathtësi të mira komunikimi dhe orientim të lartë ndaj klientit.
- Person energjik/e, i/e motivuar dhe me interes për teknologjinë dhe fushën e shitjes.
Neptun Kosova sh.p.k ofron:
- Trajnime të vazhdueshme.
- Pagë të bazuar në meritë, vlerësim të performancës dhe bonus për realizimin e objektivit mujor.
- Ambient shumë të mirë pune në një dyqan modern.
- Mundësi zhvillimi në karrierë brenda një kompanie me rritje dinamike.