• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Neptun shpk

Specialist Operacional - Neptun Tiranë

Neptun shpk
Apliko
Finance, Banke & KontabilitetTiranë1 javë më parëFull Time

Përshkrimi

Neptun shpk është një kompani udhëheqëse në tregtinë me pakicë të elektronikës së konsumit dhe pajisjeve elektroshtëpiake, pjesë e Grupit BALFIN. Që prej vitit 1993, ajo ka ndërtuar bashkëpunime afatgjata me marka të njohura ndërkombëtare të teknologjisë dhe u ofron klientëve më shumë se 7,500 produkte si rishitës i autorizuar. Krahas rrjetit prej 30 dyqanesh fizike, kompania ka qenë ndër të parat që ka zhvilluar tregtinë elektronike në Shqipëri. Neptun ushtron aktivitet edhe në Maqedoninë e Veriut që nga viti 1998 dhe në Kosovë që nga viti 2007.

BALFIN Grup renditet ndër grupet më të suksesshme të investimeve në Ballkanin Perëndimor. I krijuar në vitin 1993, ai operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoni të Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Portofoli i grupit përfshin fusha të ndryshme si bankingu, zhvillimi i pasurive të paluajtshme, tregtia me shumicë dhe pakicë, administrimi i aseteve, turizmi, logjistika, arsimi dhe argëtimi.

Me rreth 5,500 profesionistë në përbërje, Grupi BALFIN vijon të zgjerohet në mënyrë të qëndrueshme, duke u mbështetur në etikë të fortë biznesi, qëndrueshmëri financiare, inovacion dhe angazhim afatgjatë për komunitetin përmes Fondacionit Mane.

Pozicioni i punës është Specialist Operacional në departamentin Retail, me vendndodhje në Tiranë. Roli ka për qëllim administrimin financiar të dyqanit, përfshirë pasqyrimin kontabël të veprimeve të shitjes, regjistrimin e faturave në sistemin NAV, rakordimin e arkave dhe kryerjen e proceseve të tjera sipas udhëzimeve dhe kërkesave të departamentit të Financës në Zyrën Qëndrore.

Detyrat

  • Garanton regjistrimin me saktësi të të gjitha veprimeve që lidhen me faturat e shitjes në NAV/LOGIPOS, duke respektuar afatet dhe standardin e kërkuar të cilësisë.
  • Realizon regjistrimet kontabël për arkëtimin e xhiros ditore në NAV dhe verifikon çdo ditë mbylljen e kasave, si edhe përputhjen e CASH-it me të dhënat e sistemit.
  • Harton dhe sistemon Librin e shitjeve të dyqanit përkatës, si dhe regjistron faturat në NAV në kartelat përkatëse.
  • Mbikëqyr dhe orienton kasieret e dyqanit për procedurat që lidhen me mbylljen dhe rakordimin e kasave, me CASH-in fizik dhe me çdo veprim tjetër që kryhet në kasën fiskale.
  • Kontrollon transfertat e mbetura pezull që lidhen me dyqanin, si në hyrje ashtu edhe në dalje, dhe njofton Menaxherin e Dyqanit duke i dorëzuar gjithashtu listën e transfertave pezull.

Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë.
  • Të ketë minimum përvojë në kase dhe në menaxhimin e cash-it.
  • Të zotërojë mirë gjuhën angleze, si në të shkruar ashtu edhe në komunikim verbal.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të paketës Windows Office, përfshirë Word, Excel dhe Power Point.
  • Të jetë metodik, i organizuar dhe të karakterizohet nga ndershmëria dhe integriteti.
  • Të ketë gatishmëri për të punuar nën presion dhe për të përballuar situata sfiduese.

Kushtet e punës përfshijnë një paketë përfitimesh tërheqëse, si edhe një pagë të drejtë që mbështetet në merita dhe në vlerësimin e performancës.