• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Neptun shpk

Shop Assistant-Neptun TEG

Neptun shpk
Apliko
ShitjeTiranë2 javë më parëFull Time

Përshkrimi

Neptun shpk është lider i shitjes me pakicë në sektorin e elektronikës konsumatore dhe elektroshtëpiakeve, pjesë e Grupit BALFIN. Që nga themelimi i tij në 1993, Neptun ka krijuar partneritete të qëndrueshme me marka të mirënjohura ndërkombëtare të teknologjisë, duke u ofruar konsumatorëve një gamë të gjerë prej mbi 7,500 produktesh si një rishitës i autorizuar. Përveç një rrjeti prej 30 dyqanesh fizike, kompania është pioniere e tregtisë elektronike në Shqipëri. Neptun është gjithashtu i pranishëm në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë.

Përmbledhja e Pozicionit: Asistenti i Dyqanit është përgjegjës për plotësimin e kërkesave logjistike operative të dyqanit duke shërbyer si koordinator, ndjekës të plotësimit të nevojave të dyqanit dhe stafit në përmbushjen e detyrave të tyre funksionale në arritjen e objektivave të biznesit.

Pozicioni: Asistent Dyqani, Neptun TEG

Departmenti: Retail

Vendodhja: Tiranë


Detyrat

  • Përgjegjës për pregatitjen e dokumentacionit për operatorët e serviseve sikurse instruktuar nga kompania
  • Përgjegjës për hedhjen në sistemet respektive të partnerëve apo intranet të Neptun të të dhënave përkatëse të garancive
  • Asistim i klientëve për hedhjen online të garancive të produkteve kurdo që është e aplikueshme
  • Suporti dhe ndjekja e finalizimit të procesit të post-shitjes për operatorin financiar IUTE; hedhja në sistem e të dhënave, printim i kontratave, firmosja e tyre, finalizimi i disbursimit dhe rakordimi i të dhënave me IUTE dhe/ose departamentin e financës Neptun (administrimi i kontratave origjinale dhe praktikave të kredive IUTE)
  • Pregatit çdo ditë raportet për menaxhimin e dyqanit sikurse dhe të tjera nëse kërkohen nga menaxhimi i dyqanit, si p.sh. performanca e stafit sipas treguesve përkatës të KPI-s, raporti i cross-selling, etj
  • Organizon dhe koordinon transportet e dërgesave në shtëpitë e klientëve dhe instalimet me shoferët, CC apo dyqanet e tjera
  • Organizon dhe koordinon instalimet e AC me ES dhe CC; raportimi dhe kuadrimi mujor
  • Përgjegjës për ndjekjen e shpërndarjes së mjeteve të marketingut, fotot dhe kontaktet me departamentin e marketingut për të transmetuar kërkesat/nevojat e dyqanit për mjete marketing
  • Përgjegjës për mbajtjen e listë-prezencës, turneve dhe komunikimin me HR (dërgimi sipas afateve dhe formateve përkatëse)
  • Përgjegjës për plotësimin e nevojave kancelarike dhe logjistike të dyqanit
  • Dërgimi i ofertave të pregatitura nga stafi menaxherial i dyqanit tek klientët dhe palët e treta (institucionet, kompanitë private etj) dhe mbajtja e korrespondencës sipas kërkesave të tyre duke vendosur gjithmonë në dijeni menaxhimin e dyqanit

Kualifikimet

  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (me shkrim dhe verbale)
  • Njohuri shumë të mira të programeve të paketës Microsoft Office; Excel; Word
  • I aftë për të punuar në grup dhe aftësi shumë të mira komunikuese
  • I gatshëm për të punuar nën presion dhe në situata sfiduese

Dokumentet e kërkuara

  • CV

Kushtet e punës

Neptun ofron një paketë përfitimesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.

Shënime

  • Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.