• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Neptun shpk

Shofer

Neptun shpk
Apliko
Transport & LogjistikeTiranë2 javë më parëFull Time

Përshkrimi

Neptun shpk është lider i shitjes me pakicë në sektorin e elektronikës konsumatore dhe elektroshtëpiakeve, pjesë e Grupit BALFIN. Që nga themelimi i tij në 1993, Neptun ka krijuar partneritete të qëndrueshme me marka të mirënjohura ndërkombëtare të teknologjisë, duke u ofruar konsumatorëve një gamë të gjerë prej mbi 7,500 produktesh si një rishitës i autorizuar. Përveç një rrjeti prej 30 dyqanesh fizike, kompania është pioniere e tregtisë elektronike në Shqipëri. Neptun është gjithashtu i pranishëm në Maqedoninë e Veriut (që nga viti 1998) dhe Kosovë (që nga viti 2007).

BALFIN Grup është një nga grupet më të suksesshme të investimeve në Ballkanin Perëndimor. I themeluar në vitin 1993, BALFIN operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoni të Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Portofoli i tij i diversifikuar përfshin sektorë të ndryshëm, duke përfshirë sektorin bankar, zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, menaxhimin e aseteve, turizmin, logjistikën, arsimin dhe argëtimin.

Me një fuqi punëtore prej rreth 5,500 profesionistësh, Grupi BALFIN vazhdon të rritet në mënyrë të qëndrueshme, i udhëhequr nga etikë e fortë biznesi, stabilitet financiar, inovacion dhe një angazhim afatgjatë për ndikim në komunitet përmes Fondacionit Mane.

Detyrat

  • Kryen transportin e produkteve nga magazina në destinacion
  • Kryen lëvizje dhe transporte midis klientëve, partnerëve, shitësve dhe magazinës
  • Mban ditarin e furnitorit gjatë gjithë orarit të punës ku shënohen të gjitha lëvizjet
  • Raporton çdo ngjarje tek Menaxheri i Logjistikës
  • Mirëmban automjetet dhe dokumentet e tyre
  • Është përgjegjës të performojë detyra të tjera që kërkohen nga Supervizori

Kualifikimet

  • Te zotërojë patentë te klasit B
  • Kryen transportin e produkteve nga magazina në destinacion
  • Kryen lëvizje dhe transporte midis klientëve, partnerëve, shitësve dhe magazinës
  • Mban ditarin e furnitorit gjatë gjithë orarit të punës ku shënohen të gjitha lëvizjet
  • Raporton çdo ngjarje tek Menaxheri
  • Mirëmban automjetet dhe dokumentet e tyre
  • Është përgjegjës të performojë detyra të tjera që kërkohen nga Supervizori

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”