• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Neptun shpk

Ndihmës Dërgesash

Neptun shpk
Apliko
Transport & LogjistikeTiranë1 javë më parëFull Time

Ndihmës Dërgesash

Kompania: Neptun shpk

Përshkrimi:
Neptun shpk është lider i shitjes me pakicë në sektorin e elektronikës konsumatore dhe elektroshtëpiakeve, pjesë e Grupit BALFIN. Që nga themelimi i tij në 1993, Neptun ka krijuar partneritete të qëndrueshme me marka të mirënjohura ndërkombëtare të teknologjisë, duke u ofruar konsumatorëve një gamë të gjerë prej mbi 7,500 produktesh si një rishitës i autorizuar. Përveç një rrjeti prej 30 dyqanesh fizike, kompania është pioniere e tregtisë elektronike në Shqipëri. Neptun është gjithashtu i pranishëm në Maqedoninë e Veriut (që nga viti 1998) dhe Kosovë (që nga viti 2007).

BALFIN Grup është një nga grupet më të suksesshme të investimeve në Ballkanin Perëndimor. I themeluar në vitin 1993, BALFIN operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoni të Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Portofoli i tij i diversifikuar përfshin sektorë të ndryshëm, duke përfshirë sektorin bankar, zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, menaxhimin e aseteve, turizmin, logjistikën, arsimin dhe argëtimin. Me një fuqi punëtore prej rreth 5,500 profesionistësh, Grupi BALFIN vazhdon të rritet në mënyrë të qëndrueshme.

Vendodhja: Tiranë

Detyrat:

  • Ekzekuton si duhet shkarkimin, vendosjen dhe ngarkimin e mallrave në kohën e duhur
  • Njëh shumë mirë të gjitha produktet që arrijnë dhe që magazinohen, përfshirë sasinë, cilësinë dhe brishtësinë e tyre
  • Kontrollon njësinë e mallrave të mbërritura (sende, kuti, paleta) dhe barkodet ekzistuese në produktet që hyjnë apo dalin
  • Njëh shumë mirë vendodhjen e produkteve në magazinë dhe sasinë e mallrave të mbetura stok
  • Siguron raportim të saktë e të menjëhershëm të pranimit të mallrave tek supervizori direkt për çdo problem që mund të ndodhë në lidhje me ndonjë nga produktet gjatë shkarkimit, ngarkimit dhe/ose magazinimit
  • Raporton në baza ditore për sasinë e mallrave të përpunuara gjatë ditës (shkarkim, ngarkim, magazinim)

Kualifikimet:

  • Të ketë përfunduar Arsimin e Mesëm
  • Të ketë eksperiencë pune në pozicione të ngjashme
  • Aftësi të mira komunikuese
  • Sistematik dhe i organizuar
  • Aftësi për të punuar në grup

Dokumentet e kërkuara:

  • CV