• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Neptun shpk

Këshillues Klienti TEG

Neptun shpk
Apliko
Sherbim ndaj KlientitTiranë5 ditë më parëFull Time

Përshkrimi

Neptun shpk është një nga kompanitë kryesore të shitjes me pakicë në fushën e elektronikës së konsumit dhe pajisjeve elektroshtëpiake dhe bën pjesë në Grupin BALFIN. Që prej vitit 1993, kompania ka ndërtuar bashkëpunime të qëndrueshme me marka të njohura ndërkombëtare të teknologjisë dhe u ofron klientëve mbi 7,500 produkte si rishitës i autorizuar. Krahas 30 dyqaneve fizike, Neptun ka qenë ndër kompanitë e para në tregtinë elektronike në Shqipëri. Aktiviteti i saj shtrihet gjithashtu në Maqedoninë e Veriut që nga viti 1998 dhe në Kosovë që nga viti 2007.

Grupi BALFIN përfaqëson një nga grupet më të mëdha investuese në Ballkanin Perëndimor, duke bashkuar standardet ndërkombëtare me përvojën vendase. I krijuar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, grupi operon sot në 11 shtete: Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN zhvillon aktivitet në pasuri të paluajtshme, tregti me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, me mbi 5000 të punësuar. Sipas të dhënave të vitit 2023, vlera totale e aseteve të Grupit, përfshirë institucionin financiar, arrin në 2.2 miliardë euro.

Pozicioni: Këshillues Klienti
Departmenti: Retail
Vendodhja: Neptun TEG

Qëllimi i Pozicionit: Synimi kryesor i rolit të Këshillues Klienti është të garantojë një nivel shumë të lartë shërbimi për klientët dhe të kujdeset për hapësirën që ka në administrim.

Detyrat

  • Të mbajë përgjegjësi për arritjen e planit mujor të shitjeve në sektorin që mbulon.
  • Të komunikojë me klientët dhe t’i shërbejë ata në përputhje me standardet e kompanisë.
  • Të sigurojë mirëmbajtjen e sektorit për të cilin është përgjegjës.
  • Të ndjekë dhe të zbatojë udhëzimet e shitjes në sektorin përkatës.
  • Të organizojë vendosjen dhe paraqitjen e produkteve në hapësirën e tij/saj.
  • Të trajtojë ankesat dhe komentet e klientëve sipas standardeve të kompanisë.
  • Të ketë njohuri të plota dhe të monitorojë me kujdes stokun e produkteve të sektorit.
  • Të organizojë dhe të propozojë porositë për produktet që mbulon.
  • Të kryejë inventarët e sektorit dhe të raportojë rezultatet përkatëse.

Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar arsimin e mesëm, ndërsa Diploma Universitare konsiderohet përparësi.
  • Të zotërojë të paktën 2 vjet eksperiencë pune në shitje me pakicë.
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.
  • Të jetë energjik dhe të ketë dëshirë për punë që lidhet me marrëdhëniet me klientët.
  • Të paraqitet i sjellshëm dhe i sigurt në vetvete.
  • Të jetë i gatshëm të punojë nën presion dhe në rrethana sfiduese.
  • Të jetë kreativ.