• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Neptun shpk

Këshillues Klienti QTU

Neptun shpk
Apliko
ShitjeTiranë1 javë më parëFull Time

Këshillues Klienti

Departamenti: Retail
Vendodhja: Neptun QTU

Përshkrimi:
Neptun shpk është lider i shitjes me pakicë në sektorin e elektronikës konsumatore dhe elektroshtëpiakeve, pjesë e Grupit BALFIN. Që nga themelimi i tij në 1993, Neptun ka krijuar partneritete të qëndrueshme me marka të mirënjohura ndërkombëtare të teknologjisë, duke ofruar një gamë të gjerë prej mbi 7,500 produktesh, me një rrjet prej 30 dyqanesh fizike dhe prezencë në tregun online.

Fokusi kryesor i një Këshillues Klienti është t'u ofrojë klientëve një shërbim të jashtëzakonshëm dhe të mirëmbajë hapësirën që ka nën përgjegjësi.

Detyrat

  • Përgjegjësia për të dorëzuar planin mujor të shitjeve të sektorit të tij/saj
  • Komunikimi dhe shërbimi me klientët sipas standarteve të kompanisë
  • Përgjegjësia për mirëmbajtjen e sektorit të tij/saj
  • Ndjekja dhe zbatimi i udhëzimeve të shitjes në sektorin e tij/saj
  • Organizimi i pozicionimit dhe paraqitjes së produkteve në sektorin e tij/saj
  • Menaxhimi i ankesave dhe komenteve të klientëve sipas standarteve të kompanisë
  • Njohje dhe monitorim shumë të mirë të stokut të produkteve të sektorit të tij/saj

Kualifikimet

  • Diplomë e Shkollës së Mesme (Diploma Universitare përbën avantazh)
  • Minimum 2 vjet përvojë pune në shitje me pakicë
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze
  • Energjik dhe i pëlqen puna me marrëdhënie me klientin
  • I sjellshëm dhe me vetëbesim
  • I gatshëm për të punuar nën presion dhe në situata sfiduese
  • Kreativ

Kushtet e punës

  • Neptun ofron një paketë përfitimesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.

Dokumentet e kërkuara

  • CV

Shënime

  • Të gjithë kandidatët e përzgjedhur nga shqyrtimi i CV-së do të kontaktohen nga ekipi i Burimeve Njerëzore.
  • Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.