
Neptun shpk është një nga kompanitë kryesore në shitjen me pakicë të pajisjeve elektronike të konsumit dhe elektroshtëpiakeve dhe bën pjesë në Grupin BALFIN. E themeluar në vitin 1993, kompania ka ndërtuar bashkëpunime afatgjata me marka të njohura ndërkombëtare të teknologjisë dhe u ofron klientëve më shumë se 7,500 produkte si rishitës i autorizuar. Përveç 30 dyqaneve fizike, Neptun ka qenë ndër kompanitë e para në tregtinë elektronike në Shqipëri. Veprimtaria e saj shtrihet gjithashtu në Maqedoninë e Veriut që prej vitit 1998 dhe në Kosovë që prej vitit 2007.
BALFIN Grup renditet ndër grupet më të suksesshme të investimeve në Ballkanin Perëndimor. I krijuar në vitin 1993, ky grup zhvillon aktivitet në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoni të Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Portofoli i tij përfshin fusha të ndryshme si bankat, zhvillimi i pasurive të paluajtshme, tregtia me shumicë dhe pakicë, administrimi i aseteve, turizmi, logjistika, arsimi dhe argëtimi.
Me rreth 5,500 profesionistë në përbërje, Grupi BALFIN vijon zgjerimin e tij të qëndrueshëm duke u mbështetur në etikë të fortë biznesi, qëndrueshmëri financiare, inovacion dhe përkushtim afatgjatë ndaj ndikimit në komunitet përmes Fondacionit Mane.
Pozita e ofruar është Këshillues Klienti në departamentin Retail, me vendndodhje te Neptun Rruga e Kavajës.