Përshkrimi:
Neptun shpk është lider i shitjes me pakicë në sektorin e elektronikës konsumatore dhe elektroshtëpiakeve, pjesë e Grupit BALFIN. Që nga themelimi i tij në 1993, Neptun ka krijuar partneritete të qëndrueshme me marka të mirënjohura ndërkombëtare të teknologjisë, duke u ofruar konsumatorëve një gamë të gjerë prej mbi 7,500 produktesh si një rishitës i autorizuar. Përveç një rrjeti prej 30 dyqanesh fizike, kompania është pioniere e tregtisë elektronike në Shqipëri. Neptun është gjithashtu i pranishëm në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë.
Pozicioni punës: Këshillues Klienti, Neptun Kristal
Departmenti: Retail
Vendodhja: Neptun Kristal Center, Tirana
Përshkrim i shkurtër:
- Këshilluesi i klientit është përgjegjës për arritjen e objektivave mujore të shitjeve në sektorin e tij/saj dhe për ofrimin e shërbimit ndaj klientit sipas standardeve të kompanisë. Roli përfshin organizimin e paraqitjes së produkteve, menaxhimin e ankesave dhe monitorimin e stokut të sektorit.
Detyrat:
- Përgjegjësia për të dorëzuar planin mujor të shitjeve të sektorit të tij/saj.
- Komunikimi dhe shërbimi me klientët sipas standarteve të kompanisë.
- Përgjegjësia për mirëmbajtjen e sektorit të tij/saj.
- Ndjekja dhe zbatimi i udhëzimeve të shitjes në sektorin e tij/saj.
- Organizimi i pozicionimit dhe paraqitjes së produkteve në sektorin e tij/saj.
- Menaxhimi i ankesave dhe komenteve të klientëve sipas standarteve të kompanisë.
- Njohje dhe monitorim shumë të mirë të stokut të produkteve të sektorit të tij/saj.
Kualifikimet:
- Diplomë e Shkollës së Mesme (Diploma Universitare përbën avantazh).
- Minimum 2 vjet përvojë pune në shitje me pakicë.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze.
- Energjik dhe të pëlqejë puna me marrëdhënie me klientin.
- I sjellshëm dhe me vetëbesim.
- I gatshëm për të punuar nën presion dhe në situata sfiduese.
- Të jetë kreativ.
Dokumentet e kërkuara:
Shënime:
- Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.