Pozicioni punës: Këshillues Klienti
Punëdhënës: Neptun shpk
Departamenti: Retail
Vendodhja: Tiranë, Sheshi 'Avni Rustemi'
Përshkrimi:
Neptun shpk është lider i shitjes me pakicë në sektorin e elektronikës konsumatore dhe elektroshtëpiakeve, pjesë e Grupit BALFIN. Që nga themelimi i tij në 1993, Neptun ka krijuar partneritete të qëndrueshme me marka të mirënjohura ndërkombëtare, duke ofruar një gamë të gjerë produktesh dhe një rrjet dyqanesh fizike dhe online në rajon.
Detyrat:
- Përgjegjësia për të dorëzuar planin mujor të shitjeve të sektorit të tij/saj.
- Komunikimi dhe shërbimi me klientët sipas standarteve të kompanisë.
- Përgjegjësia për mirëmbajtjen e sektorit të tij/saj.
- Ndjekja dhe zbatimi i udhëzimeve të shitjes në sektorin e tij/saj.
- Organizimi i pozicionimit dhe paraqitjes së produkteve në sektorin e tij/saj.
- Menaxhimi i ankesave dhe komenteve të klientëve sipas standarteve të kompanisë.
- Njohje dhe monitorim shumë të mirë të stokut të produkteve të sektorit të tij/saj.
Kualifikimet:
- Diplomë e Shkollës së Mesme (Diploma Universitare përbën avantazh).
- Minimum 2 vjet përvojë pune në shitje me pakicë.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze.
- Energjik dhe të pëlqejë puna me marrëdhënie me klientin.
- I sjellshëm dhe me vetëbesim.
- I gatshëm për të punuar nën presion dhe në situata sfiduese.
- Të jetë kreativ.
Dokumentet e kërkuara:
Shënime:
- Të gjithë kandidatët e përzgjedhur nga shqyrtimi i CV-së do të kontaktohen nga ekipi i Burimeve Njerëzore.
- Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.