
Neptun shpk është një nga kompanitë kryesore në shitjen me pakicë të elektronikës së konsumit dhe pajisjeve elektroshtëpiake, si pjesë e Grupit BALFIN. Që prej themelimit në vitin 1993, kompania ka ndërtuar bashkëpunime afatgjata me marka të njohura ndërkombëtare të teknologjisë dhe u ofron klientëve më shumë se 7,500 produkte në cilësinë e rishitësit të autorizuar. Krahas 30 dyqaneve fizike, Neptun ka qenë ndër kompanitë e para në tregtinë elektronike në Shqipëri. Veprimtaria e saj shtrihet edhe në Maqedoninë e Veriut prej vitit 1998 dhe në Kosovë prej vitit 2007.
BALFIN Grup renditet ndër grupet më të suksesshme të investimeve në Ballkanin Perëndimor. I krijuar në vitin 1993, ai zhvillon aktivitet në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoni të Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Portofoli i grupit përfshin fusha të ndryshme, si banka, zhvillimi i pasurive të paluajtshme, tregtia me shumicë dhe pakicë, menaxhimi i aseteve, turizmi, logjistika, arsimi dhe argëtimi.
Me rreth 5,500 profesionistë në ekip, Grupi BALFIN vijon të zgjerohet në mënyrë të qëndrueshme, i mbështetur në etikë të fortë biznesi, stabilitet financiar, risi dhe përkushtim afatgjatë ndaj ndikimit në komunitet përmes Fondacionit Mane.
Departmenti: Retail
Vendodhja: Neptun Kolona
Qëllimi kryesor i rolit të Këshillues Klienti është ofrimi i një eksperience të shkëlqyer shërbimi për klientët dhe mirëmbajtja e hapësirës që mbulon kjo pozitë.
Neptun vë në dispozicion një paketë përfitimesh tërheqëse, ku përfshihet një pagë e drejtë e bazuar në merita dhe në vlerësimin e performancës.