• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Neptun shpk

Këshillues Klienti Kavaje

Neptun shpk
Apliko
ShitjeKavajë2 javë më parëFull Time

Këshillues Klienti - Neptun (Kavajë)

Përshkrimi:

Neptun shpk është lider i shitjes me pakicë në sektorin e elektronikës konsumatore dhe elektroshtëpiakeve, pjesë e Grupit BALFIN. Që nga themelimi i tij në 1993, Neptun ka krijuar partneritete të qëndrueshme me marka të mirënjohura ndërkombëtare të teknologjisë, duke u ofruar konsumatorëve një gamë të gjerë prej mbi 7,500 produktesh si një rishitës i autorizuar. Përveç një rrjeti prej 30 dyqanesh fizike, kompania është pioniere e tregtisë elektronike në Shqipëri. Neptun është gjithashtu i pranishëm në Maqedoninë e Veriut (që nga viti 1998) dhe Kosovë (që nga viti 2007).

BALFIN Group është një nga grupet më të suksesshme të investimeve në Ballkanin Perëndimor. I themeluar në vitin 1993, BALFIN operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoni të Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Portofoli i tij i diversifikuar përfshin sektorë të ndryshëm, duke përfshirë sektorin bankar, zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, menaxhimin e aseteve, turizmin, logjistikën, arsimin dhe argëtimin. Me një fuqi punëtore prej rreth 5,500 profesionistësh, Grupi BALFIN vazhdon të rritet në mënyrë të qëndrueshme, i udhëhequr nga etikë e fortë biznesi, stabilitet financiar, inovacion dhe një angazhim afatgjatë për ndikim në komunitet përmes Fondacionit Mane.

Departamenti: Retail

Vendodhja: Kavajë

Qëllimi i Pozicionit: Fokusi kryesor i një Këshillues Klienti është tu ofrojë klientëve një shërbim të jashtëzakonshëm dhe të mirëmbajë hapësirën që ka nën përgjegjësi.


Detyrat:

  • Përgjegjësia për të dorëzuar planin mujor të shitjeve të sektorit të tij/saj
  • Komunikimi dhe shërbimi me klientët sipas standarteve të kompanisë
  • Përgjegjësia për mirëmbajtjen e sektorit të tij/saj
  • Ndjekja dhe zbatimi i udhëzimeve të shitjes në sektorin e tij/saj
  • Organizimi i pozicionimit dhe paraqitjes së produkteve në sektorin e tij/saj
  • Menaxhimi i ankesave dhe komenteve të klientëve sipas standarteve të kompanisë
  • Njohje dhe monitorim shumë të mirë të stokut të produkteve të sektorit të tij/saj
  • Organizimi dhe propozimi i porosive të produkteve nën përgjegjësin e tij/saj
  • Realizimi i inventarëve për sektorin e tij/saj dhe raportimi i rezultateve

Kualifikimet:

  • Diplomë e Shkollës së Mesme (Diploma Universitare përbën avantazh)
  • Minimum 2 vjet përvojë pune në shitje me pakicë
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze
  • Energjik dhe të pëlqejë puna me marrëdhënie me klientin
  • I sjellshëm dhe me vetëbesim
  • I gatshëm për të punuar nën presion dhe në situata sfiduese
  • Të jetë kreativ

Dokumentet e kërkuara:

  • CV

Kushtet e punës:

Neptun ofron një paketë përfitimesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.

Shënime:

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.