• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Neptun shpk

Kasier/e Kolona

Neptun shpk
Apliko
ShitjeTiranë2 javë më parëFull Time

Kasier/e

Përshkrimi

Neptun shpk është lider i shitjes me pakicë në sektorin e elektronikës konsumatore dhe elektroshtëpiakeve, pjesë e Grupit BALFIN. Që nga themelimi i tij në 1993, Neptun ka krijuar partneritete të qëndrueshme me marka të mirënjohura ndërkombëtare të teknologjisë, duke u ofruar konsumatorëve një gamë të gjerë prej mbi 7,500 produktesh si një rishitës i autorizuar. Përveç një rrjeti prej 30 dyqanesh fizike, kompania është pioniere e tregtisë elektronike në Shqipëri. Neptun është gjithashtu i pranishëm në Maqedoninë e Veriut (që nga viti 1998) dhe Kosovë (që nga viti 2007).

BALFIN Grup është një nga grupet më të suksesshme të investimeve në Ballkanin Perëndimor. I themeluar në vitin 1993, BALFIN operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoni të Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Portofoli i tij i diversifikuar përfshin sektorë të ndryshëm, duke përfshirë sektorin bankar, zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, menaxhimin e aseteve, turizmin, logjistikën, arsimin dhe argëtimin.

Me një fuqi punëtore prej rreth 5,500 profesionistësh, Grupi BALFIN vazhdon të rritet në mënyrë të qëndrueshme, i udhëhequr nga etikë e fortë biznesi, stabilitet financiar, inovacion dhe një angazhim afatgjatë për ndikim në komunitet përmes Fondacionit Mane.

Departmenti: Retail
Vendodhja: Neptun Kolona
Qëllimi i Pozicionit: Një kasiere është përgjegjëse për menaxhimin e përditshëm të punës të saj në përputhje me politikat e përgjithshme të kompanisë.


Detyrat

  • Kryen shitjet dhe regjistrimin e shitjeve në sistemin LOGI POS të dyqanit përkatës sipas udhëzimeve të parapërcaktuara duke kryer procesin e duhur.
  • Zgjedh klientin e duhur ku duhet të fatur-ohet shitja, kodin e Këshilluesit të Klientit dhe mënyrën e pagesës në përfundim të veprimit.
  • Është përgjegjës për numërimin e saktë të CASH-it të dhënë nga klienti dhe identifikimin e banknotave jo të sakta (kartmonedha fallco) si dhe duhet të jetë korrekt në kthimin e restos me klientët.
  • Komunikimi dhe shërbimi me klientët.
  • Skanimi dhe kontrolli i çdo produkti që kalon në kasë.
  • Komunikimi i çmimit tek klienti.
  • Printimi i kuponit apo faturës tatimore.
  • Mbyllja e kasës në fund të turnit dhe dorëzimi i parave tek Financieri i dyqanit.
  • Informimi i Financës në rast problemesh me produktet dhe çmimet e tyre.
  • Përgjegjësia për mirëmbajtjen e sektorit të tij/saj.

Kualifikimet

  • Diplomë e Shkollës së Mesme (Diploma Universitare përbën avantazh).
  • I aftë për të menaxhuar cash-in.
  • I aftë për të punuar nën presion.
  • Energjetik dhe të pëlqejë puna me marrëdhënie me klientin.

Dokumentet e kërkuara

  • CV