• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Neptun shpk

Agjent Shitjesh

Neptun shpk
Apliko
ShitjeTiranë3 javë më parëFull Time

Përshkrimi:
Pozicioni: Agjent Shitje
Departamenti: Shitjeve me Shumicë
Vendodhja: Tiranë

Neptun shpk është lider i shitjes me pakicë në sektorin e elektronikës konsumatore dhe elektroshtëpiakeve, pjesë e Grupit BALFIN. Agjenti i Shitjeve në departamentin e Shitjeve me Shumicë ka për përgjegjësi ndërtimin dhe mirëmbajtjen e marrëdhënieve me klientët, administrimin efikas të shitjeve me shumicë, si dhe realizimin e objektivave të përcaktuara të shitjes. Pozicioni kërkon aftësi të avancuara komunikimi, negocimi dhe organizimi të inventarit.

Detyrat:

  • Arritja e objektivave të shitjes (duke rritur prezencën dhe gamën e produkteve tona);
  • Menaxhimi i marrëdhënieve me klientët ekzistues dhe zhvillimi i marrëdhënieve të reja me klientë potencialë;
  • Kontrolli i cmimeve të tregut, krahasimi me cmimet e kompanisë dhe sugjerimi për përmisime;
  • Lëvizja nëpër rrethe sipas një grafiku të caktuar dhe aprovuar nga menaxheri përkatës;
  • Identifikimi dhe vendosja e kontaktit me individë ose firma që kanë potencial për të tregtuar produkte elektro-shtëpiake;
  • Ndërtimi i marëdhënieve të mira me tregëtaret dhe informimi i tyre mbi cmimet dhe ofertat që ofrohen nga kompania në mënyrë të vazhdueshme;
  • Mbylljen e klientëve debitorë dhe rakordim permanent i llogarive;
  • Leximi i kujdesshëm i raporteve mbi shitjet mujore, krahasime me vitin e kaluar;
  • Pjesëmarrja në mbledhje javore të departamentit të shumicës;
  • Marrja e informacionit në lidhje me studimin e klientëve dhe të produkteve, nevojat, problemet, historinë e produktit dhe praktikat e biznesit në mënyrë që të realizojë shitje, prezantime efektive dhe të përshtatshme;
  • Pjesëmarrja në mbledhjet e shitjeve, seminare dhe trajnime në mënyre që të mbledhin informata për promovimin e produkteve, zgjerimin e rrjetit të kontakteve, dhe rritjen e njohurive;
  • Mirembajtja e historikut të transaksioneve dhe inventarit;
  • Bashkëpunimi me ekipin e logjistikës dhe financës për të siguruar përmbushjen e porosive;
  • Të mbajë dhe zhvillojë marrëdhenie të shëndosha të biznesit ekzistues me partnerët aktuale;
  • Pajisja e klienteve të shumicës me Materiale Marketingu;
  • Zhvillimi i marrëdhënieve me klient të rinj siç është dakorduar me menaxherin.

Kualifikimet:

  • Përvojë e mëparshme në shitje, preferohet në shitje me shumicë ose tregti B2B;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negociate;
  • Njohuri të mira për produktet dhe shërbimet e sektorit;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip;
  • Aftësi organizative dhe menaxhimi i kohës;
  • Njohuri kompjuterike bazë (MS Office, sisteme menaxhimi porosish).

Kushtet e punës:
Neptun ofron një paketë përfitimesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.

Dokumentet e kërkuara:

  • CV

Shënime:

  • Të gjithë kandidatët e përzgjedhur nga shqyrtimi i CV-së do të kontaktohen nga ekipi i Burimeve Njerëzore.
  • Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.