• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Nela Pastry & Bakery shpk

Menaxhere Dyqani

Nela Pastry & Bakery shpk
Apliko
Biznes & MenaxhimTiranë1 javë më parëFull Time

Përshkrimi

Roli i menaxheres së dyqanit me eksperiencë përfshin organizimin e të gjitha proceseve të përditshme në dyqan në përputhje me politikat e kompanisë. Fokusi kryesor i kësaj pozite është mbikëqyrja e vazhdueshme e punës së përditshme për të siguruar funksionim sa më efikas të dyqanit.

Detyrat

Detyra dhe përgjegjësi:

  • Kryen me saktësi detyrat e ngarkuara dhe administron mbarëvajtjen e dyqanit.
  • Ndihmon stafin në aktivitetet e tyre të përditshme të punës.
  • Udhëheq punën në ekip dhe nxit motivimin për të rritur shitjet dhe për të arritur efikasitet të plotë.
  • Menaxhon furnizimet e përditshme dhe merr vendime që lidhen me kontrollin e tyre.
  • Bën analizimin e shitjeve.
  • Zgjidh situata të ndryshme problematike duke bashkëpunuar me departamentet përkatëse.
  • Mbikëqyr çdo ditë ecurinë e shitjeve dhe trajton problematikat së bashku me kolegët.
  • Tregon kujdes maksimal ndaj klientëve dhe merret me zgjidhjen e çdo shqetësimi të tyre.

Kualifikimet

Aftësi të tjera:

  • Të ketë njohuri të mira të paketës Office.
  • Të zotërojë aftësi organizative.
  • Të ketë aftësi shumë të mira për zgjidhjen e problemeve.
  • Të jetë në gjendje të punojë në ekip.
  • Të përballojë stresin dhe ngarkesën e punës.
  • Të sillet në mënyrë të përshtatshme dhe bashkëpunuese me kolegët dhe klientët.

Edukimi:

Kërkohet diplomë universitare në Ekonomi, Menaxhim ose Administrim.

Paga:

Me marrëveshje