Përshkrimi
Natyral & ATC po kërkon të punësojë një Menaxher/e shitjesh Door to Door.
Detyrat
- Mbikëqyrja e disa zonave të përcaktuara të tregut ku operon kompania.
- Prezantimi dhe shitja e produkteve të kompanisë, përfshirë çajra dhe erëza, bimë mjekësore dhe derivatet e tyre.
- Kryerja e takimeve të rregullta me klientët aktualë dhe zgjerimi i bazës së të dhënave me klientë të rinj.
- Kujdesi që standardet e kompanisë të respektohen dhe të zbatohen gjatë gjithë procesit të punës.
- Pagë bazë + bonus i kënaqshëm.
Kualifikimet
- Kandidati/ja duhet të jetë në moshën 20 - 60 vjeç.
- Kërkohet arsim i mesëm i përfunduar, ndërsa arsimi i lartë konsiderohet përparësi.
- Nevojitet patentë e klasit B.
- Duhet të jetë shumë komunikues/e, energjik/e dhe i/e aftë për punë në ekip.
- Kërkohet etikë në punë dhe sjellje bashkëpunuese me klientët dhe kolegët.
- Njohja e gjuhëve të huaja përbën avantazh.
Ofrohet
- Pagë bazë + bonus i kënaqshëm.