Përshkrimi
Natyral ATC po kërkon të shtojë në staf një Menaxher/e Marketingu.
Detyrat
- Merr pjesë në ideimin, hartimin dhe vënien në zbatim të strategjive të marketingut digjital.
- Udhëheq dhe zhvillon strategjitë për rrjetet sociale me qëllim promovimin e kompanisë.
- Përgatit materialet promovuese dhe kujdeset për shpërndarjen e tyre sipas kalendarit të marketingut.
- Kryen edhe angazhime të tjera sipas kërkesave të drejtuesve.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar studimet e larta në Marketing-Media/Gazetari ose Menaxhim Shitje.
- Të ketë më shumë se 5 vite përvojë në fushën e marketingut.
- Përvoja në komunikim dhe media, përfshirë TV, radio, media sociale dhe rrjete sociale, konsiderohet avantazh.
- Të karakterizohet nga kreativiteti dhe qasja inovative.
- Të jetë i/e aftë të punojë si në grup, ashtu edhe në mënyrë të pavarur.
- Të zotërojë mirë gjuhën Angleze dhe të ketë njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office.
Ofrohet
- Pagë mbi nivelin e tregut.