Përshkrimi
Kërkohet një Ekonomist/e me jo më pak se 5 vite përvojë pune.
Detyrat
Roli mbulon përpunimin e informacionit financiar të nevojshëm dhe hedhjen e të dhënave financiare në sistemin kontabël të shoqërisë (Financa 5), duke u bazuar në faturat, arkën, statement bankar dhe burime të tjera të ngjashme. Në këtë përgjegjësi përfshihen:
- Pasqyrimi i veprimeve bankare dhe i transaksioneve të arkës.
- Hartimi i listëpagesave.
- Ndjekja e klientëve dhe furnitorëve.
- Përgatitja e deklarimeve dhe e rakordimeve që lidhen me detyrimet ndaj shtetit.
- Kryerja e funksioneve dhe detyrave kryesore që lidhen me marrëdhëniet e shoqërisë me organet tatimore dhe institucione të tjera shtetërore.
- Zbatimi i funksioneve dhe detyrave kryesore që kanë të bëjnë me aktivitetin financiar të shoqërisë.
- Kryerja e funksioneve dhe detyrave kryesore që lidhen me raportimet periodike për ortakët.
- Përgatitja e pasqyrave financiare të shoqërisë dhe raportimi periodik për ortakët e saj.
Ky përshkrim nuk i përfshin domosdoshmërisht të gjitha angazhimet e rolit. Punëmarrësi mund të ngarkohet edhe me detyra të tjera, sipas nevojave të kompanisë.
Kualifikimet
Kriteret e nevojshme:
- Diplomë në Financë/ Kontabilitet ose në fusha të përafërta.
- Mbi 5 vite përvojë në Financë/ Kontabilitet.
- Njohuri shumë të mira mbi politikat financiare dhe fiskale.
- Të jetë i njohur me Standartet Kombetare te Kontabilitetit.
- Zotërim shumë i mirë i gjuhës Angleze.
- Përbën avantazh njohja e sistemit Financa 5, si edhe kualifikime që lidhen me sektorin e prodhimit dhe të distribucionit.
- Aftësi për bashkëpunim dhe punë në grup.
Ofrohet
- Pagë mbi nivelin e tregut.